Nga Ilir Alimehmeti- Komiteti Drejtues Ndërkombëtar (studimi SOLIDARITY) e formuloi rekomandimin nën dritën e evidencës për hidroksiklorokinen kundrejt trajtimit standard dhe lopinavir/ritonavir kundrejt trajtimit standard nga rezultatet e studimit SOLIDARITY dhe nga rishikimi i të gjitha provave klinike të prezantuar në Samitin e OBSH-së mbi kërkimin dhe inovacionin ne COVID-19, 1-2 Korrik 2020.
Këto rezultate tregojnë se hidroksiklorokina dhe lopinavir/ritonavir japin pak ose aspak efekt ne reduktimin e vdekshmërisë se pacienteve me COVID-19 të shtruar në spital kur këto mjekime krahasohen me kujdesin standard.
Studiuesit e SOLIDARITY do t’i ndërpresin provat klinike me efekt të mënjehershem.
Kujtoj që Shqipëria është pjesë e studimit ndërkombëtar SOLIDARITY.
Edhe pse shume studime klinike të mëparshme e tregonin këtë gjë shume qarte, OBSH-ja e dha këtë deklarate vetëm dje, pas muajsh studimi personal “e verbër” ndaj rezultateve te skuadrave te tjera.
Për të qenë efektive, duhet kontributi i përbashkët i të gjithëve, pa dallime.
Koncepti i “të nënës” dhe “të njerkës” nuk aplikohet në mjekësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.