Ka ndodhur

Covid-19/ Shifra shqetësuese, 1 viktimë dhe 149 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 ka filluar të bëhet sërish mjaft shqetësuese në vendin tonë, ku pas shumë ditësh, sot është raportuar se ka humbur jetën një person. Prej një kohe të gjatë nuk kishte pasur viktima.

Po ashtu, edhe numri i të ifektuarve nga Covid-19 po rritet ndjeshëm. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar poziutivë 149 persona. Shifra që e bëjnë situatën seriozisht shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë ndërkohë vazhdon të bëjë apel për vaksinimin, pasi muaji gusht është i hapur për për çdo qytetar +18 vjeç.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,753
Testime totale 922,100
Raste pozitive 133,591
Raste të shëruara 130,370
Raste Aktive 763
Humbje jete 2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 288
Shkodër 110
Elbasan 80
Vlorë 69
Fier 47
Berat 46
Lezhë 40
Durrës 30
Kukës 20
Korçë 15
Gjirokastër 15
Dibër 3


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë