Interviste

Covid-19/ Rastet po rriten por a kemi një arsye konkrete pse po ndodh

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka shkuar në mbi 230, duke shënuar rritje në krahasim me disa ditë më parë. Shifrat mund të mos jenë të larta në krahasim me disa muaj më parë, por rritja e tyre shkakton shqetësim në popullatë.
Eksperti i shëndetit publik Ilir Alimehmeti shpjegon se numrat aktualisht janë të vegjël për të pasur një analizë mbi rritjen. Eksperti thotë se ka vetëm 3-4 ditë që janë rritur dhe nuk e kemi një trajektore e cila duhet të jetë minimalisht për një periudhë shtatë ditore që të analizohet. Alimehmeti thotë se edhe për sa i përket testeve 1 për qind e tyre janë pozitive, kështu shifra është shumë e vogël për të përcaktuar që tani se si do jetë saktësish trendi.

Ilir alimehmeti

Në të njëjtin mendim është edhe eksperti i epidemiologjisë në ISHP Alban Ylli. Ai thotë se ende jemi në fillim të rritjes së shifrave dhe risku ende është i ulët.
“Ashtu si gjetkë duhet të ketë ndikuar rritja e kontakteve të ngushta gjatë festave sportive të fillim muajit. Turistet, dasmat etj. Ka ende shume persona te pa vaksinuar dhe pa imunitet,” thotë eksperti.
Ekspertët përcaktojnë se grumbullimet e dukshme mund të jenë një faktor për rritjen e lehtë të shifrave pasi masat pothuajse nuk janë, por edhe varianti Delta, për të cilën Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë ka tre javë që pret përgjigje nga laboratori i referencës në Berlin.
Ekspertët shtojnë se në edhe turizmi, ndikon fakti që ka lëvizje më të shumtë të njerëzve. Sipas Alimehmetit duhet të kemi parasysh që Shqipëria ka pasur incidencën më të ulët në Europë përpara fillimit të sezonit turistik dhe si rrjellojë me njerëz që vijnë nga jashtë rriskun më të madh e kemi ne. Ai shtoi se për momentin Shqipëria ka një incidencë 7-8 për 100.000 banorë.Pavarësisht shifrave të vogla ekspertët mendojnë se trendi do jetë në rritje, pikërisht duhet që popullata të jetë e vaksinuar. Sipas tyre mendohet të ketë një rritje të rasteve sipas trendit por rritjen më të madhe mund ta kemi në vjeshtë dhe atëherë do shohim më qartë situatën.
“Të jemi sa më të përgatitur për vjeshtën,” shton Ylli.

Alban Ylli

Ndërkaq Alimehmtei shpjegon se njerëzit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm. Ai thotë se secili e di situatën e tij nëse e ka kaluar Covid-19.
“Dy aspekte janë thelbësore. Nëse e ke kaluar Covid-19 pra të konfirmuar me tampon, test serologjik dhe me diagnozën e mjekut. Edhe nëse jo, a je vaksinuar. Nëse përgjigja është për të dyja është “jo” atëherë duhet të vaksinohen. Nëse përgjigja për të paktën një nga këto të dyja është “po” atëherë rrisku është më i qetë,” shpjegon eksperti.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një deklaratë për media kanë thënë se nëse varianti Delta prek vendin tonë atëherë do të ketë rishikohen masat kundër Covid.
“Nëse konfirmohet varianti Delta, do të ketë një qasje ndryshe. Në kuptimin që do të përforcohen akoma më shumë masat e distancimit fizik, elementët e higjienës personale, vendosjes së maskës në ambiente të brendshme. Ekspertët theksojnë se është shumë e rëndësishme që individët të vaksinohen sa më parë për të paraprirë rritjen e raste në vjeshtë.
Përveç vaksinimit Ylli thotë se është e rëndësishme të ketë shmangie të grumbullimeve, sidomos në mjedise të mbyllura, higjiena e duarve dhe maskat në mjedise të mbyllura.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë