Shendet

Covid-19, përhapet apo jo nga asimptomatikët?

Nëse koronavirusi transmetohet nga njerëzit asimptomatikë është ende një “e panjohur” e madhe, shpjegon shkencëtari i OBSH, Drejtori i programit të urgjencave shëndetësore, Michael Ryan.

Maria Van Kerkhove tha të hënën se nga një studim i fundit  ishte shumë e rrallë që personat asimptomatikë të përhapnin sëmundjen, por sipas ekspertëve  ky vëzhgim u bazua në një studim relativisht të vogël.

Megjithëse një pjesë e njerëzve testojnë pozitive pa simptoma, nuk dihet se sa prej këtyre njerëzve vazhdojnë të infektojnë të tjerët. Van Kerkhove tha se provat që ajo po diskutonte vinin nga vendet që kishin kryer me saktësi gjurmimin epidemiologjik.

Duke parë hetimet e grupimeve të infeksioneve nga vende të ndryshme, ajo tha se aty ku ishte ndjekur një rast asimptomatik ishte "shumë e rrallë" të gjeje infeksione sekondare.

“Pasiguritë theksojnë rëndësinë e masave të izolimit në "uljen masive të numrit të personave të infektuar", tha Prof Liam Smeeth, një epidemiolog në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Ai tha se ishte “befasuar” nga deklarata e OBSH, por nuk i kishte parë të dhënat në të cilat bazohej. Michael Ryan, tha se ai ishte "absolutisht i bindur" se po  asimptomatikët përhapin virusin, por pyetja qëndron se sa e përhapin.

Studime të cilat testuan mostrat e popullatës për të gjetur raste simptomatike dhe më pas për të gjurmuar kontaktet e tyre gjetën infeksione të vogla sekondare.   Ekspertët thonë se kjo bëri që OBSH, të jetë kontradiktore, pasi në fundjavë  udhëzoi përdorimin e maskave dhe më pas tha se Covid-19 nuk përhapet nga personat asimptomatikë. Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë