Tani që të gjithë jemi të përqendruar në koronavirus, askush prej nesh nuk e mendon shume faktin se kemi qenë të sëmurë para pandemisë. Për shembull asnjë nga ne nuk e mendon se para pandemisë ka pasur të njëjtat simptoma të sëmundjes, por nuk i kanë vënë re kaq sa tani.
A kanë pasur ndonjë mundësi të keni pasur Covid-19?
Simptomat kryesore të Covid-19 përfshijnë një kollë, gulçim dhe ethe. Për më tepër, mund të keni probleme me tretjen ose diarre, dhimbje koke dhe dhimbje të fytit. Këto simptoma mund të ngatërrohen me gripin ose një ftohje të rëndë, por ajo çfarë po vërejmë më së shumti tani është se njerëzit janë shumë të përqendruar tek Covid-19 dhe siç thonë edhe ekspertët edhe një teshtitje hedh dyshime se je mbartës i virusit.
Lee Riley, kryetare e departamentit të sëmundjes infektive dhe vaksinologjisë në universitetin e Kalifornisë është shprehur se shumë persona janë frikësuar nga virusi vetëm kur kanë dëgjuar rastet e vdekjeve pranë ambientit ku jetojnë.
Kjo i ka vënë njerëzit përballe një sprove të madhe si psikologjike ashtu edhe fizike. Për më tepër që kemi të bëjmë me një sëmundje për të cilën dimë shumë pak.
Për shembull ekspertja Riely shpjegon se ne mendojmë se do e vërtetojmë që kemi kaluar sëmundjen me anë të një testi antitrupash dhe shumë qendra të kujdesit shëndetësor, vendet e testimit dhe zyrat e mjekëve, shihen si zgjidhja e vetme për njerëzit, ndërkohë që të fshehtat e këtij virusi janë të pafundme.
“Pasi antitrupat të shfaqen, kanë tendencë të veniten pas tre muajsh” tha Steven Schnur, një kardiolog në Qendrën Mjekësore Mount Sinai në Miami.

Disa njerëz gjithashtu kanë raportuar kontraktimin e koronavirusit përsëri pasi ata ishin sëmurë një herë si dëshmi se antitrupat nuk zgjasin. Por ekspertët thonë se kjo ndoshta nuk është sepse një person nuk është infektuar përsëri, por ka më shumë të ngjarë të mos jetë shëruar kurrë nga sëmundja e parë.
Pavarësisht nga statusi juaj i antitrupave ose nëse jeni sëmurur këtë vit, duhet të vazhdoni të veproni sikur të ishit mbartës i virusit dhe transmetues i tij, në mënyrë që të jeni të kujdesshëm. Psikologët në mbarë botën kanë udhëzuar që njerëzit të jenë të qetë dhe të mos e përjetojnë me stres situatën, por të ndjekin rregullat mjekësore. Ndërkohë për sa i përket antitrupave, të gjithë kemi shumë pak informacion.
Ekspertët besojnë se mund të jesh ende transmetues edhe pasi ke ndaluar të jesh i sëmurë. E gjithë kjo është arsyeja pse ekspertët theksojnë se duhet të vazhdoni të ndiqni masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga transmetimi i sëmundjeve.
“Që dikush të mendojë se mund të shëtisë pa masa paraprake të duhura sepse ata kanë antitrupa, është diçka e pasaktë. Pavarësisht nëse mendoni se keni antitrupa, ju duhet të ruani distancimin social dhe të vendosni maskë” thotë Schnur, ndërkohë që shton se gjatë gjithë kohës shkencëtarët janë duke mësuar, e për këtë gjë edhe rregullat ndryshojnë gjatë gjithë kohës.
Burimi:Huffpost/Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje