Shendet

Covid-19 / Më shumë të shëruar sesa të prekur në 24 orë, por ka tre humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi të dhënat e situatës epidemiologjike në 24 orët e fundit, ku nga 1008 testime, kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Por ka më shumë të shëruar, 194 qytetarë, duke e çuar në 8536 numrin total të shëruarve qysh  prej fillimit të epidemisë

Sipas MSH, rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)

Raste të reja ditore            152

Të shëruar ne 24 orë         194

Humbje jete në 24 orë             3

Testime ditore             1008

Testime totale              91146

Raste pozitive        14117

Raste të shëruara   8536

Raste Aktive             5189

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2638

Durrës       571

Shkodër    392

Elbasan      254

Lezhë        265

Korçë   242

Fier             224

Vlorë    189

Kukës        142

Berat     118

Dibër   94

Gjirokastër   60


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë