Njerez

COVID-19 ka përkeqësuar paragjykimin për të moshuarit

Pandemia e COVID-19 ka prekur në mënyrë disproporcionale njerëzit e moshuar në të gjithë botën, duke shkaktuar një gjendje të keqe në shëndetin e tyre fizik mendor dhe jetesën e tyre. Sipas ekspertëve të shëndetësisë efektet tinëzare të moshës, i bëjnë këto sfida edhe më të vështira për t’u kaluar. Stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimi i bazuar në moshë rrisin pabarazitë të cilat janë ekzistente për të parandaluar masat efektive për mbrojtjen nga Covid-19. Supozimi se të gjithë njerëzit e moshuar janë të dobët nuk është vetëm i pasaktë por edhe i dëmshëm. Që bota të shërohet plotësisht nga efektet e mëdha të pandemisë, së pari duhet të adresojmë paragjykimet që nënvizojnë dëmtimin e COVID-19 ndaj të rriturve të moshuar. Një raport i ri nga Këshilli Botëror i Ardhmërisë Globale i Forumit Ekonomik Botëror për Jetëgjatësinë, “COVID dhe Jetë më Të Gjata: Luftimi i moshës dhe krijimi i zgjidhjeve”, përshkruan rëndësinë e sigurimit të informimit për të moshuarit.
Si ndikoi COVID-19 tek të moshuarit?
Tek të moshuarit, veçanërisht ata me sëmundje bashkëshoqëruese kanë qenë më të prekurit ndaj virusit. Në veçanti objektet e kujdesit afatgjatë, kanë parë raste të larta të vdekshmërisë. Në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të moshuarit përballen edhe me probleme të tjera si qasjen në kujdes, sisteme të dobta shëndetësore, infrastrukturë të dobët dhe spektrin e efekteve të rënda socio-ekonomike afatgjata të krizës. Për më tepër, edhe para pandemisë, raportet treguan se shumë të moshuar ishin tashmë të izoluar shoqërisht dhe e përjetonin më shumë vetminë sesa pjesa tjetër e popullsisë. Masat e kufizimit të koronavirusit, duke përfshirë masat e izolimit, distancimin fizik dhe kufizimet në lëvizje dhe tubimet shoqërore, rritën rrezikun për izolim shoqëror dhe vetmi. Kuptohet që izolimi në shtëpi e bën sfiduese përfshirjen në mënyra të shëndetshme jetese siç janë aktiviteti fizik dhe ushqimi mirë. Ekziston edhe një dëm mendor: Izolimi shoqëror ka qenë i lidhur me një rrezik në rritje për vdekje të parakohshme, të ngjashme me pirjen e duhanit, pasivitetin fizik ose mbipeshën.
Paragjykimi ose diskriminimi për shkak të moshës së një personi, krijon një tendencë që të gjithë të moshuarit të trajtohen njëlloj. Realiteti është se personat e moshuar janë të ndryshëm dhe kanë disa identitete të ndryshme. Ata janë më shumë se mosha e tyre. Nënvlerësimi i kontributeve ekonomike të të të moshuar dhe konsiderimi i tyre si një barrë për ekonomitë është një tjetër problem me të moshuarit. Në të vërtetë, shumë njerëz të moshuar janë thelbësorë për shoqërinë dhe kontribuojnë në ekonomi si nga puna e paguar, ashtu edhe më e rëndësishmja, nga puna më pak e dukshme e papaguar siç është kujdesi dhe puna vullnetare. Kontributet e paguara dhe të papaguara të personave të moshuar janë të barabarta ose tejkalojnë kostot e kujdesit për të moshuarit. Për shembull, njerëzit e moshuar janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e dollarëve të konsumit të shpenzuar në SHBA dhe njerëzit mbi moshën 50 vjeç kontribuojnë më shumë se 745 miliardë dollarë në ekonominë amerikane në formën e vullnetarizmit, si kujdesit për fëmijët. Personat e moshuar që sigurojnë kujdes për nipërit e mbesat e tyre shpesh kontribuojnë në njohuritë, aftësitë dhe shoqërizimin e këtyre fëmijëve dhe lejojnë prindërit e tyre të punojnë dhe të kontribuojnë në ekonomi.

Si mund t’i ndihmojmë të moshuarit?
Të moshuarit dëshirojnë të ruajnë pavarësinë e tyre, të kenë qasje të lehtë në transport, shërbime të integruara të lidhura me moshën, rekreacion dhe lidhje me natyrën. Prandaj, kujdesi i duhur në kohën e duhur në vendin e duhur është thelbësor. Zgjidhjet virtuale mund t’i ndihmojnë të rriturit e moshuar të marrin ndihmën që u nevojitet, për sa i përket kujdesit shëndetësor, lidhjeve shoqërore dhe aksesit në shërbime. Por së pari, ne duhet të kapërcejmë “ndarjen digjitale”. Të rriturit e moshuar në mënyrë disproporcionale kanë vështirësi në arritjen e teknologjisë dhe shkrim-leximi i tyre digjital ka tendencë të jetë i ulët. Ne duhet të adresojmë hendekun e aksesit për të ofruar mbështetjen e kërkuar që të moshuarit të vazhdojnë jetën normalisht në shtëpitë dhe komunitetet e tyre. Përveç kësaj, ne duhet të kujtojmë se sa kontribuojnë të rriturit në shoqëri, në vend që të shohim vetëm dinamikën e mbështetjes dhe varësisë. Lidhjet shoqërore midis brezave janë jetike. Ka aq shumë që mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Sipas ekspertëve duhet të eksplorojmë krijimin e një instrumenti për të adresuar pengesat strukturore me të cilat përballen të moshuarit dhe për të mbrojtur të drejtat. Për shembull, duhet të krijojmë një Konventë të KB për të Drejtat e të Moshuarve. Sipas tyre ka më shumë punë për të bërë, por heqja e paragjykimeve tona dhe njohja e rëndësisë të moshuarve në ekonomitë dhe shoqëritë tona është një fillim i rëndësishëm.
Burimi:World Economic Forum/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë