Shendet

Covid-19, jemi ende në fazën eksperimentale

Ndërsa ne jemi të izoluar duke qëndruar gjithë kohës në shtëpi, shkencëtarët thonë se po bëhemi pjesë e një eksperimenti të gjerë vëzhgues. Lehtësimi i masave shumë shpejt në këtë "fazë eksperimentale" mund të shkaktojnë një "valë të madhe, të dytë epidemike". Dalja nga izolimi kërkon një "qasje të matur" të kujdesshme.

Gjithashtu edhe distancimi social dhe puna nga shtëpia ka të ngjarë të jenë tipare të jetës sonë, derisa të vihet në dispozicion një vaksinë.

"Ne duhet të lehtësojmë masat dhe pastaj ta monitorojmë situatën me shumë  kujdes,"  tha Mike Tildesley, i cili drejtoi studimin e universitetit të Warwick.

"Në një kuptim, ndërsa kalojmë në këtë fazë të të mësuarit, ne jemi në një eksperiment të madh, por nëse kjo faze përparon ne duhet të kuptojmë se sa efektive ishin këto masa” u shpreh ai.

Më tej ai u shpreh se për shkollat ​​në veçanti duhet të kenë kujdes  dhe  mësimi nga çdo masë e marrë  do të jetë "jashtëzakonisht e rëndësishme

Në afat të shkurtër, çdo lehtësim i masave për distancimin shoqëror ka të ngjarë të shkaktojë një valë të dytë epidemie, kështu që sipas studiuesit duhet ta shmangim.

Ai rekomandoi se dyqanet dhe bizneset duhet të hapen vetëm nëse respektojnë distancimin social. Të tjerët mund të punojnë në shtëpi dhe të mbrojnë njerzit në mosha të mëdha, pasi janë më të rrezikuarit.

Daniela De Angelis, nga Universiteti i Kembrixhit, tha se me izolimin është ndërprerë ndërveprimi e si rrjellojë është ulur edhe transmetimi.

“Vaksina mund të marrë shumë kohë për tu krijuar, kështu që duhen ndjekur këshillat e ekspertëve . Njerëzit duhet të kontrollojnë sjelljet e tyre dhe të mendojnë për shëndetin,” shton ajo.

Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë