Ngjarje

Covid-19, gënjeshtra e punonjësit të picave që çoi në izolimin e Australisë Jugore

Adelaide në Australinë e Jugut vendosi të futet në izolim duke u bazuar tek një gënjeshtër, e thënë nga një burrë me Covid-19 në lidhje me një piceri.

Historia filloi kështu: Personi në fjalë, të cilit nuk i është bërë publik emri, punonte në një piceri. Ai u infektua me Covid-19 dhe kur u pyet nga mjekët për kontaktet e tij, ai tha se kishte shkuar në piceri vetëm për të marrë picë dhe nuk kishte lidhje me njerëzit që punonin aty.

Ky dezinformim i shtyu mjekët të supozojnë se ekspozimi i tij ishte shumë i vogël dhe nuk kishte rrezik që ai të kishte infektuar të tjerë.

Australia është e mbështetur në izolime, testime dhe gjurmim të madh të kontakteve dhe një rast i tillë ka bërë që të reagojnë zyrtarët e shtetit.

"Të mashtrosh është e papranueshme. Në kemi pasur çdo gjë nën kontroll dhe tani nuk e dimë sa njerëz mund të ketë infektuar ai.” tha Steven Marshall, kryetari i Bashkisë.

E bukura është se personi në fjalë është në rregull pasi nuk e kap asnjë ligj por për picerinë ky ka qenë një problem i madh dhe ato kanë kërkuar të mbrohen nga policia pas zemërimit të njerëzve.

Adelaide, vendi ku ka ndodhur ngjarja ka regjistruar 21 ditë rresht pa raste ose vdekje pasi doli nga një izolim i rreptë katër-mujor dhe kjo e shpjegon dhe frikën që ato kishin nga ky rast.

Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë