Shendet

Covid-19, BE mbyll marrëveshjen për blerjen e 400 mln vaksinave

"Ne i mbajmë premtimet tona. Komisioni Evropian ka mbyllur marrëveshjen e parë për blerjen e deri në 400 milion doza të vaksinës së ardhshme kundër Covid-19", tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

"Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur shëndetin e evropianëve dhe partnerëve tanë globalë", komentoi ajo në Twitter.

Më herët u njoftua  e Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Komisioni Evropian, i cili po negocion në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezultonte e sigurt dhe efektive.

Marrëveshja e BE-së pason një marrëveshje fillestare me AstraZeneca të arritur në qershor nga Aleanca Gjithëpërfshirëse e Vaksinave e Evropës (IVA), një grup i formuar nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda për të siguruar doza të vaksinave për të gjitha vendet anëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë