Ka ndodhur

COVID-19/ 217 të infektuar dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë 217 raste të reja me Covid-19, ndërkoha kanë humbur jetën 9 qytetarë.

Qytetarët që nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin janë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.

Rastet e reja – Në 24 orët e fundit janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki:
143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Ndër të tjera, Ministria bën apel për t’u vaksinuar.

Statistika (18 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 217
Të shëruar në 24 orë 202
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2522

Testime totale 1,261,888
Raste pozitive 178,188
Raste të shëruara 169,085
Raste Aktive 6,274
Humbje jete 2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3078
Durrës 710
Fier 698
Shkodër 486
Elbasan 231
Berat 194
Gjirokastër 191
Lezhë 188
Kukës 159
Korçë 143
Vlorë 114
Dibër 82


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë