Ka ndodhur

Covid-19/ 1 humbje jete dhe 642 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Gazeta Si – Në 24 orët e fundit janë shënuar 642 raste të reja me Covid-19 nga 1708 testime.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është shënuar një viktimë në 24 orët e fundit, një qytetare nga Korça, 67 vjeçe  e cila nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

Rastet e reja – Janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 642 qytetarë, në këto bashki: 197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

Ministria thotë se janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë