Teknologji dhe Inovacion

Coca Cola nxjerr në treg një shishe të bërë 100% nga plastika me bazë bimore

Shumë kompani kanë filluar të bëjnë disa përparime përsa i përket përdorimit të tepërt të plastikës.

Lëvizjen më të fundit e ka bërë Coca Cola e cila këtë sezon do të sjellë shishen e parë të bërë nga 100% plastika me bazë bimore, e prodhuar me një teknologji që sipas Kompanisë, është gati për të prodhuar dhe shumë shishe të tjera.

Shishja e sapo zbuluar me bazë bimore vjen më shumë se një dekadë pasi kompania prezantoi për herë të parë PlantBottle, një shishe e përbërë me 30% material me bazë bimore.

Kompania ka përdorur një teknologji të zhvilluar nga kompania e plastikës me bazë bimore Virent për të kthyer sheqerin nga misri në një hidrokarbur të quajtur paraksilen (bPX), i cili nga ana tjetër u shndërrua në një acid tereftalik me bazë bimore (bPTA).

Një pjesë tjetër është bërë nga sheqerna që janë konvertuar drejtpërdrejt në monoetilen glikol (MEG) përmes një procesi, për të cilin kompania thotë se mund të përshtatet për të përdorur lëndët e para të drurit ose produktet e tjera të mbeturinave të industrisë së drurit.

“Qëllimi ynë është të përdorim produkte bujqësore të tepërta për të minimizuar gjurmët e karbonit, kështu që kombinimi i teknologjive të sjella nga partnerët është një përshtatje ideale me këtë strategji”, tha Dana Breed, Drejtoreshë Globale e Kërkimit dhe Zhvillimit, Paketimit dhe Qëndrueshmërisë së Coca-Cola.

Coca Cola thotë se kjo teknologji është gati për t'u rritur dhe se deri në vitin 2030 do të përdorë vetëm materiale të ricikluara.

Deri tani janë krijuar 900 prototipe PlantBottle.

“Shishet me bazë 100% plastike do të jenë një hap i madh për Kompaninë ashtu edhe për të gjitha kompanitë e tjera që duan të kenë një ndikim në mbrojtjen e mjedisit”, tha Nancy Quan, Shefja e inovacionit në Coca Cola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë