Treg

Çmimet e prodhimit dhe importit u rritën me 5% ndikuar nga energjia dhe industria nxjerrëse

Në tremujorin e fundit të vitit 2021, çmimet e prodhimit u rritën me 5.6% nga e njëjta periudhë e 2020-s. Rritja është ndikuar më së shumti nga rritja e çmimeve në sektorin e industrisë nxjerrëse me 12.8%, ndjekur nga energjia elektrike dhe gazi me 5.3%. Industria përpunuese pati rritje me 4.8%, nga ku metalurgjia u rrit me 9.1%. Nga tremujori paraardhës rritja është 1.8%

Rritje të konsiderueshme raportohet edhe nga përpunimi i produkteve ushqimore me 7.4% dhe 7.2% përpunimi i naftës.

Çmimet e importit po ashtu u rritën në tremujorin e katërt 2021 me 4.9% nga një vit më parë. Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 56%. Përpunimi i naftës me 7.4% dhe metalurgjia me 5%.  Nga tremujori i tretë në të katërtin, 2021, çmimet  e produkteve të importuara u rritën me 2.1%.

Çmimet e eksportit për të njëjtën periudhë krahasimore u rritën me 14%, ndikuar nga rritja e vrullshme e energjisë elektrike dhe gazit me 125%, ndjekur nga industria nxjerrëse me 22.6%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë