Emiratet e Bashkuara Arabe ashtu si shtete të Amerikës, janë duke u përballur me një mot aspak normal në këtë periudhë. Shumë qytete janë përfshirë nga stuhi e rrebeshe shiu, duke krijuar përmbytje të mëdha.
Shumë ndërtesa dhe automjete janë zhytur në ujë, ndërsa raportohet edhe për 7 persona të vdekur. Ali al-Tunaiji, një zyrtar në Ministrinë e Brendshme, tha se viktimat janë të gjithë nga Azia.
Temperaturat në Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë në 40 gradë gjatë korrikut, por ndikojnë edhe musonet e Oqeanit Indian.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




