Shendet

Cila është lidhja e zinkut me ftohjen e zakonshme dhe Covid-19?

Megjithëse shumë prej nesh nuk janë ftohur apo prekur nga gripi këtë vit njëjtë si vitet e tjera, duhet të merrni disa suplemente për të pasur sistem imunitar të shëndetshëm.
Sipas vlerësimeve zinku ka një reputacion për t'i dhënë fund sëmundjeve virale më shpejt dhe për t'ju ndihmuar të ndiheni më mirë në një kohë të shkurtër.
"Ne e dimë që njerëzit e marrin shumë zinkun, por gjithashtu e dimë që nuk ka shumë të dhëna shkencore për plotësimin e zinkut", thotë Suma Thomas, një kardiologe në Klinikën Cleveland në SHBA e cila ka studiuar efektet e mundshme të zinkut në pacientët me koronavirus .
Shtesat e zinkut (si shtesat e tjera ushqyese) nuk miratohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në të njëjtën mënyrë siç janë ilaçet. Pra, ekspertët e shëndetit publik shpjegojnë se para se të blini pilula të zinkut duhet të dini këto pesë hapa.
Pilulat e zinkut nuk do të parandalojnë shumicën e sëmundjeve.
"Trupat tanë kanë nevojë për zink për të pasur një sistem imunitar të qëndrueshëm”, thotë Carol Haggans, konsulentë shkencore dhe e komunikimeve shëndetësore në Institutin Kombëtar të Zyrës së Shtesave Dietike në SHBA.
Mos marrja e mjaftueshme e zinkut mund të dëmtojë formimin e limfociteve që luftojnë sëmundjen (një lloj i qelizave të bardha të gjakut në sistemin imunitar). "Kjo është arsyeja pse njerëzit me mungesë zinku mund të kenë një rrezik më të lartë të infeksioneve virale", thotë Haggans.
Për ata që kanë mungesë, është e mundur që marrja e zinkut shtesë mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve, përfshirë edhe Covid-19.
"Studimet kryesisht kanë parë efektin e zinkut në simptomat dhe kohëzgjatjen e ftohjes, jo parandalimin", thotë Thomas.
Zinku nuk do të ndihmojë të qetësoni simptomat e ftohjes ose të Covid-19?
Një analizë e vitit 2017 e botuar në Sëmundjet Infektive të Forumit të Hapur të tre studimeve të mëparshme zbuloi se njerëzit që morën 80 deri 92 miligramë në ditë zink u rikuperuan. Ditën e pestë, 70 për qind e atyre që merrnin zink ishin shëruar, krahasuar me vetëm 27 për qind të atyre që kishin marrë një pilulë si sheqer. Një analizë e vitit 2020 e botuar në Revistën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjienës raportoi ulje të ngjashme në kohëzgjatje, por gjeti prova kontradiktore nëse shtesat e zinkut kishin një efekt në ashpërsinë e simptomave të ftohjes. Thomas dhe kolegët e saj u intriguan nga disa hulumtime mbi zinkun dhe ftohjet dhe donin të shihnin nëse plotësimi i zinkut kishte ndonjë efekt të dobishëm tek njerëzit me Covid-19.

Marrja e zinkut mund t’ju bëjë të ndiheni të sëmurë.
Mos merrni zink çdo ditë duke menduar se po forconi sistemin tuaj imunitar. Sasia e zinkut që ju nevojitet çdo ditë është 11 mg për burrat dhe 8 mg për gratë. Dhe Instituti i Mjekësisë në SHBA ka vendosur nivelin e sipërm të tolerueshëm në 40 mg për të rriturit. Studimet që shikojnë potencialin e zinkut për të ndihmuar në forcimin e imunitetit kanë shpjeguar se doza ditore mund të shkojë deri në 100 mg por vetëm nëse jeni të prekur nga virozat apo infeksionet.
“Nëse jeni duke marrë zink në mënyrë të vazhdueshme, "kalimi i kufirit të sipërm mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë të përziera, të vjella, dhimbje barku, diarre dhe nivele të ulëta të hekurit në gjak", thotë Haggans.
Zinku mund të ndërveprojë me ilaçet
Nëse po planifikoni të merrni suplemente të zinkut madje vetëm për kohën kur të jeni sëmurë duhet të flisni me mjekun tuaj nëse zinku mund të ndërveprojë me ndonjë ilaç tjetër që po merrni. Shtesat e zinkut gjithashtu mund të ndërhyjnë në efektivitetin e barnave të caktuara si për shembull të artritit reumatoid. Nëse shqetësoheni se mund të mos merrni mjaftueshëm zink në dietën tuaj, flisni me mjekun tuaj nëse një shtesë e zinkut ose multivitamina me zink do t'ju ndihmojë të mbani sistemin tuaj imunitar të shëndetshëm.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë