Analize

Cila ditë e javës ka tendencë të ketë më shumë raste të reja me Covid-19 në vend?

Ne në Gazetën “Si” nisur nga 'surpriza"e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri që na prezantohen çdo ditë nga Instituti i Shëndetit Publik, menduam të gjenim një trend të ditës brenda një jave kur ndodhin në përgjithësi më shumë raste të reja me koronavirus.

Në këtë analizë menduam të merrnim gjashtë javët e fundit duke nisur kështu që nga data 6 prill 2020. Sipas analizës sonë rezulton që dita e mërkurë dhe e enjte të jenë ditët me më shumë raste të reja me infeksion Covid-19 brenda një jave.

Fillimisht kemi marrë çdo javë tre ditët që kanë numrin e infeksioneve të reja me Covid-19 më të lartë. Ditës me numrin më të lartë të rasteve i kemi dhënë ngjyrën e kuqe e vlerësimin 3. Ditës së dytë përsa i përket numrit më të lartë të rasteve të reja i kemi dhënë ngjyrën bojëqielli dhe vlerësimin 2. Ndërsa ditës së tretë përsa i përket numrit më të lartë me raste të reja i kemi dhënë vlerësimin 1. Nëse ndodh që dy apo disa ditë të kenë të njëjtën numër rastesh të reja me Covid-19 brenda një jave, atëherë i kemi dhënë të njëjtin vlerësim e të njëjtën ngjyrë.

Sipas analizës sonë dhe tabelave të mëposhtme për ilustrim, rezulton që dita e mërkurë dhe e enjte, njëlloj, të jenë ndër ditët që gjatë një jave të kenë tendencën e numrit më të lartë të rasteve më të reja. E shtuna është dita e tretë që ka tendecën të ketë gjithashtu një numër të lartë të rasteve të reja me Covid-19. Por sipas vlerësimit tonë, vjen pas të mërkurës e së enjtes, përsa i përket tendencës së të pasurit numrin e rasteve të reja më të larta brenda një jave.

Dita në qelizën e kuqe domethënë se ka pasur numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 brenda javës. Dita në qelizën e bojëqielltë domethënë se ka pasur numrin e dytë më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 brenda javës. Dita në qelizën e gjelbër domethënë se ka pasur numrin e tretë më të lartë të rasteve të reja me covid-19 brenda javës.


This image has an empty alt attribute; its file name is Vlerwsimi-2a.jpg

Më poshtë kemi prezantuar e grafikun e rasteve të reja me Covid-19 duke nisur që prej tre javëve të fundit të prillit, pra 6 prillit.

Këtë javë dita e mërkurë ka pasur një hov të theksuar përsa i përket numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe e enjta gjithashtu ka pasur më shumë raste të reja krahasuar me të hënën e të martën. Dje janë regjistruar plot 15 raste të reja e sot 5, ndërkohë që të hënën dhe të martën kanë qënë të regjistruara respektivisht 2 dhe 1 raste të reja me covid-19. Pra analiza jonë bazuar nga gjashtë javët e shkuara për këtë javë deri më sot ka ndjekur trendin. Të shohim gjatë ditëve në vijim nëse vërtetë e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët me më shumë raste të reja me koronavirus apo nëse vetëm tyre do të jetë dita me më shumë raste të reja brenda kësaj jave.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë