Nga Gazeta Si – Cikloni Ciaran ka mbërritur në Shqipëri. Gazetasi.al ka kontaktuar me meteorologët të cilët thonë se efektet e këtij cikloni janë të fuqishme, me shira shumë të rrëmbyer dhe erëra të forta. Shpejtësia e erës në Veri të vendit ka arritur deri në 40 km në orë.
Në zonat e tjera shpejtësia e erës lëviz nga 30 deri në 35 km në orë. Meteorologët i thanë Gazetasi.al se shpejtësia e erës do të zbutet ndjeshëm derisa të shuhet në mbrëmje, por shpejtësia e erës do të vazhdojë ditën e shtunë.
Dita e shtunë do të shoqërohet nga erërat e forta të jugut të cilat janë veçanërisht të rrezikshme për lundrimin.






Prej datës 1 nëntor, Franca dhe Italia kanë pasur prani të këtij cikloni, ku qytete të mëdha janë përmbytur.
Në Itali ndërkohë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



