Shendet

Cigarja elektronike i shpërthen në gojë, vdes 24-vjeçari

Vesi i duhanpirjes i ka marrë jetën tragjikisht një 24-vjeçari në Teksas të Shteteve të Bashkuara. William Brown kishte gjetur si zgjidhje përdorimin e cigareve elektronike për të hequr dorë nga duhanpirja tradicionale.

Por, më 27 janar, në parkingun e një dyqani cigaresh elektronike atij i shpërthen njëra prej tyre në gojë. Nga shpërthimi i çahet një arterie. Ai shoqërohet menjëherë për në spital, por dy ditë më vonë gjeti vdekjen.

Mjekët thanë në raportin pas vdekjes së shkak i saj ishte një godijte në tru shkaktuar nga mbetjet e cigares elektronike që kishin hyrë në gjakun e 24-vjeçari pas shpërthimit.

Autoritetet amerikane nisën menjëherë hetimet, duke marrë në pyetje punonjës dhe drejtues të dyqanit të cigareve elektronike. Revista “Time” ka siguruar dëshminë e menaxheri të këtij dyqani. Sipas kësaj dëshmie, ai pretendon se 24-vjeçari nuk ka blerë asgjë në dyqan, por vetëm sa ka kërkuar ndihmë sesi të përdorë një cigare elektronike të ndërtuar në kushte artizanale, me gjasa nga ai vetë.

Menaxheri thotë se ka njoftuar menjëherë ambulancën kur ka parë të riun në gjendje të vështirë në parkingun e dyqanit të tij.

Familjarët e viktimës akuzojnë mjekët për neglizhim dhe paralajmërojnë ngritjen e një padie. Ata thonë se stafi mjekësor që u mor me rastin ishte në dijeni se 24-vjeçarit i kishte mbetur në fyt një pjesëz metalike nga shpërthimi i cigares, por sërish nuk ndërhynë për ta operuar atë.

Spitali i “JPS Health Network”, ku i riu u shtrua dhe më pas gjeti vdekjen, nuk komentoi rastin në fjalë, por pasi i shpreh ngushëllimet familjarëve të 24-vjeçari zotohet për ndërmarrjen e një hetimi të brendshëm.

Hetuesit amerikanë besojnë se shkak i shpërthimi është bërë një bateri defektoze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë