Një çift 78 dhe 79-vjeçar nga Korça kanë fituar sot betejën me koronavirusin, duke ngjallur shpresë për të ardhmen në këtë situatë të paqartë dhe të trazuar që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Edhe pse janë grupmosha më e rrezikuar dhe 79-vjeçari vuante nga sëmundje respiratore, ata priten të lënë spitalin falë edhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve.
Çifti nga Korça janë në mesin e 76 pacientëve të shëruar deri në këto momente nga COVID-19. Pesë prej tyre kanë lënë Spitalin Infektiv duke dalë fitimtarë nga kjo luftë me koronavirusin.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e shoqëron me një foto të mjekëve dhe infermierëve, pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19.
“Pesë pacientë kanë lënë sot Spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19!”, shkruan Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




