Gazeta Si – Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 po hyn në momentet vendimtare dhe kanë nisur të marrin formë edhe përballjet e para të fazës me eliminim direkt.
Deri në këtë moment janë konfirmuar zyrtarisht katër duelet e para të raundit të 1/16-ve, ndërsa pjesa tjetër e tabelës mbetet ende e hapur dhe do të përcaktohet pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura në grupe.
Çiftet e konfirmuara deri tani janë:
Afrikë e Jugut – Kanada
Holandë – Marok
SHBA – Bosnjë Hercegovinë
Brazil – Japoni
Suedia siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pasi barazoi 1-1 me Japoninë dhe u rendit mes tetë vendeve të treta më të mira.
Skuadra suedeze hyri në histori me këtë arritje, pasi u bë kombëtarja e tretë që arrin të kalojë fazën e grupeve, edhe pse ka pësuar plot 7 gola.
Më parë, këtë e kishin arritur vetëm Franca në Kupën e Botës 1958 dhe Uruguai në edicionin e vitit 1986.
Ndërkohë, Turqia e përfundoi aventurën e saj në Kupën e Botës 2026 me një fitore spektakolare 3-2 ndaj Shteteve të Bashkuara, edhe pse ishte eliminuar që pas ndeshjes së dytë të fazës së grupeve.
Në anën tjetër, skema e fazës me eliminim direkt tashmë ka nisur të plotësohet edhe me përballje të mundshme, të bazuara në renditjen aktuale të grupeve.
Megjithatë, këto mbeten vetëm projeksione dhe mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje