Ngjarje

Charlie Hebdo trazon Botërorin e Femrave

Duke marrë në shënjestër futbollin e femrave dhe barazinë gjinore, revista satirike më e njohur e Francës "Charlie Hebdo" ka shkaktuar një stuhi në mediat sociale me karikaturën e saj provokuese të fundit, e cila përshkruan gjenitalet femërore me një top futboll në të.

Me titullin "Ne do të hamë këtë muaj", hapja u konsiderua shumë fyese për femrat ashtu dhe Kupën e Botës edhe pse qëllimi ka qenë për t'i dhënë fund diskriminimit gjinor në këtë sport.

https://twitter.com/Charlie_Hebdo_/status/1138489042121760769

Në kampin e ekipit të SHBA, reagimi fillestar ishte një surprizë. "Tmerr", bërtiti mesfushorja amerikane Samantha Mewis, duke ndalur për të parë me vëmendje këtë karikaturë. "Sigurisht që nuk është lloji i lajmit që ne do të donim të shihnim," i tha ajo Reuters, duke luftuar si shumë për të interpretuar mesazhin e karikaturës. "Shpresoj që nëpërmjet lojës sonë, njerëzit të mund të kuptojnë se ajo që ne po bëjmë është fantastike dhe se meritojmë shumë respekt".

Revista rregullisht ndan opinionin publik në Francë dhe më gjerë. Në janar të vitit 2015, me një karikaturë të Profetit Muhamed ajo solli një provokim shumë të madh në botën arabe dhe më pas redaksia e saj u sulmua me bomba nga radikalët muslimanë ku mbetën të vrarë disa vetë.

"Unë e konsideroj veten feministe dhe mendoj se është e rëndësishme të jesh në gjendje të qeshësh me veten edhe në këto lloj raste", tha Odile në Paris. "Është shumë, nuk është delikate, por është Charlie, ajo është gjithmonë kështu, por nganjëherë është mirë të jesh në gjendje të qeshësh me diçka që nuk është tamam delikate".

"Barazia është bërë feja e kohës moderne. Por ka një numër njerëzish që mohojnë të drejtën e ndryshimeve. Si mund të pretendojmë të jetojmë në një botë absolutisht demokratike dhe në të njëjtën kohë të mos mbrojmë "dallimet" tona?”- shkruhet ndër të tjera në editorialin e revistës franceze Charlie Hebdo.

Zyra e ministrit të barazisë gjinore në Francë, Marlene Schiappa, nuk iu përgjigj kërkesës për komente. As organizatorët e Kupës Botërore të femrave nuk kanë pranuar të komentojnë për këtë karikaturë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë