Mode

Channel shkëlqen në mes të dëborës

Fjalët e Karl Lagerfeld, së bashku me trashëgiminë e tij të paharrueshme, mbushën "Grand Palais" në Paris me koleksionin përfundimtar të stilistit të ndjerë.

I njohur për epërsinë e tij të lartë, finalja e madhe e Lagerfeld për shtëpinë e modës ishte në një fshat të mbuluar më dëborë dhe të rrethuar nga malet. Modelet dolën nga "Chalet Gardenia", përpara se të shkonin në pistën me dëborë.

Cara Delevingne dhe Penelope Cruz sfiluan mes dhjetëra modelesh për koleksionin e ri.

Nëse ka dy ngjyra që nuk mungojnë kurrë në koleksionet që Channel propozon, ato janë e bardha dhe e zeza, pa lënë mënjanë dhe kombinimin epik mes tyre. Mes vijash, kuadratesh dhe dhjetëra dizajneve të firmosura nga marka e njohur, këto dy ngjyra dëshmojnë në mënyrën më fine elegancën e pakohë që i karakterizon.

Me një kombinim perfekt mes stilit dhe materialit, Channel sapo na konfirmoi se dimri i ardhshëm do të ketë më shumë diell.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë