Futboll

Champions, short zemërgjerë për shqiptarët

Kukësi do të përballet me Valletan e Maltës. Ndeshjen e parë do ta luajë në Shqipëri, të dytën në Maltë.

Ndërkohë, Shkëndija do ta luajë ndeshjen e parë në Maqedoni me TNS (The New Sainsts) e Uellsit. Edhe në këtë sfidë skuadra shqiptare e Tetovës shihet si favorite.

31 ekipeve pjesëmarrëse të këtij raundi do t’iu shtohet edhe fituesi i turit parakualifikues, mes 4 skuadrave ku bën pjesë edhe Drita e Kosovës.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen në datat 10/11 korrik dhe ato të kthimit më 17/18 korrik. Ekipet që nuk do të mund të ecin më tej nga ky raund do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League.

Në raundin e dytë kualifikues, gjithnjë nëse kualifikohen nga i pari, Kukësi do të ketë përballë fituesin e çiftit Olimpija Lubjanë (Slloveni)-Qarabag (Azerbajxhan), ndërsa Shkëndija e Tetovës, nëse kalon turin e parë, do të ndeshet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi (Gjeorgji)-Sheriff Tiraspol (Moldavi). Ndeshjet e vajtjes për raundin e dytë do të luhen më 24/25 korrik dhe ato të kthimit më 31 korrik/1 gusht.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë