Futboll

Champions/ Napoli në krizë përballet sot me Barcelonën, debuton trajneri Kalcona

Gazeta si – Sezoni pas titullit kampion në Itali po rezulton shumë i vështirë për Napolin, larg zonës së Championsit dhe tashmë më trajnerin e tretë në drejtim të skuadrës, pas largimit të Rudi Garsias dhe Valter Maxarrit.

Françesko Kalcona debuton sot në mbrëmje në një ndeshje shumë të rëndësishme. Napoli pret Barcelonën, që gjithashtu nuk po bën sezonin e saj më të mirë. Katalanasit mbajnë vendin e tretë në La Liga, pas Real Madrid dhe Barcelonës. Megjithatë, Championsi ndryshon dhe dy skuadrat pritet të dhurojnë emocione sot në ‘Maradona’.

Ksavi, i cili do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona, nuk i beson krizës së Napolit. Do të ketë mungesa, si gjatë gjithë sezonit, por pret që të tijtë të marrim një rezultat pozitiv sot për t’i hapur rrugën kualifkimit. Robert Levandovski do të mbështetet në këtë ndeshje nga Jamal dhe Pedri.

Amir Rrahmani në anën tjetër do të ketë një detyrë të vështirë. Në sulmin e Napolit pritet të aktivizohet Osimhen, që duket se e ka lënë pas dëmtimin. Jashtë skuadre në Champions është lënë Zielinski, që sezonin e ri do të luajë për Interin.

Mbrëmjen e sotme luhet edhe ndeshja mes Portos dhe Arsenalit. Një sfidë interesante, mes dy skuadrave tradicionale të Championsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë