Mode

CFDA Fashion Awards, shpallen më të mirët në botën e modës

Që prej viteve 1980, CFDA Fashion Awards është kthyer në ngjarjen më të rëndësishme në industrinë e modës, ku shpesh herë është cilësuar si “Oscar në modë”.

Ngjarja e rëndësishme, e organizuar nga Këshilli i Stilistëve të Modës, vlerëson kontributet e artistëve dhe krijimet e tyre. CFDA është një organizatë, e cila ka për qëllim të forcojë ndikimin dhe suksesin e stilistëve amerikanë në botë. Nën drejtimin e e Anne Hathaway, mbrëmjen e djeshme u zgjodhën më të mirët në modë.

 Stilistja e vitit për veshjet e femrave u shpall Catherine Holstein, stilistja e markës Khaite, ndërsa stilisti i vitit për veshjet e meshkujve u shpall Willy Chavarria.

Çmimi i Ikonës së Modës 2023 shkoi për Serena Williams.

Ndërsa stilistja e vitit është shpallur Rachel Scott, nga Diotima, marka për gra që është lancuar në vitin 2020, ku stilistja synonte të nxirrte në pah punime me stil xhamajkan, të bëra me grep.

Stilistet më të mira të aksesorëve u shpallen Ashley dhe Mary-Kate Olsen për The RoW ndërsa çmimin ndërkombëtar e fitoi stilisti i famshëm Jonathan Anderson nga J.Ë. Anderson dhe LoeWe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë