Shendet

Çfarë u ndodh fëmijëve nëse rrinë shumë para ekraneve

Pothuajse të gjithë ne besojmë që smartfonët na e kanë bërë jetën tonë më të sigurt dhe më të thjeshtë. Duke menduar se nga telefoni mund t”i kontrollojmë fëmijët tonë në çdo kohë. Por meqenëse ky nuk është funksioni i vetëm, këto pajisje elektornike janë bërë pjesë e vërtetë e jetës së fëmijëve tanë. Një raport i ri i quajtur Childwise thekson se fëmijët po shpenzojnë rreth 6 orë e gjysmë në ditë para ekraneve. Një e treta e të anketuarve thanë se nuk mund të jetonin pa pajiset e tyre dhe tani shkencëtarët na paralajmërojnë për pasojat e kësaj sjelljeje. Në këtë artikull do të lexoni 9 problemet që fëmijët mund të përjetojnë për shkak të përdorimit të smartfonëve. Shkencëtarët thonë se është e rëndësishme të vendosni disa rregulla bazë sa i përket lidhjes fëmijë-telefon. Por cilat janë problemet që mund të shkaktojë përdorimi i telefonave tek fëmijët?

Mund të shkatërrojë marrëdhëniet prind-fëmijë
Llidhja midis prindërve dhe fëmijëve është shumë e rëndësishme. Por psikologët tani thonë se smartfonët mund ta prishin atë marrëdhënie. Për shembull, Jean Twenge vë në dukje se ndonëse fëmijët shpenzojnë shumë më tepër kohë nën të njëjtën çati si prindërit e tyre, ato nuk janë më pranë nënave dhe baballarëve të tyre sesa paraardhësit e tyre: ata nuk flasin me familjen e tyre dhe nuk u kushtojnë vëmendje për çdo ngjarje, përveç "like"-ve dhe komenteve në rrjetet sociale.

Ana e errët e pajisjeve elektronike
Smartfonët duket sikur hapin një portë informacioni për të gjithë botën. Kjo pasi ka shumë informacione dhe këshilla mbi punën dhe marrëdhënien tonë me njerëzit, por kjo mund të ketë edhe anën e errët të saj. Pasi në internet qarkullojnë plot materiale me dhunë dhe gjëra të pakëndshme. Siç tregon një hulumtim, ekspozimi i fëmijëve ndaj këtyre informacioneve, i bën ata ta pranojnë këtë sjellje normale për të zgjidhur problemet e zakonshme.

Pengon aftësitë e lidhjes sociale
Adoleshentët sot kanë më pak gjasa të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë ndonjë lidhje shoqërore. Ata nuk kanë nevojë për të, të gjithë miqtë e tyre janë vetëm disa klikime larg. Smartfonët e kanë bërë rrugën e miqësisë më të lehtë se kurrë. Kjo është arsyeja pse ata mund të përjetojnë shumë vështirësi sociale kur ata janë jashtë në botën reale.

Shkakton depresion dhe ankth
Shoqata Britanike e Psikologjisë konfirmon se ankthi, depresioni dhe problemet e tjera të shëndetit mendor mund të shkaktohen nga përdorimi i smartfonëve. Dhe ka disa arsye pse: Fëmijët janë nën presion të vazhdueshëm që të jenë në dispozicion dhe të përgjigjen në çdo kohë dhe ata mund të përfshihen shumë më tepër emocionalisht në pjesën online të jetës së tyre. Për më tepër, ata nuk janë gjithmonë në gjendje të kuptojnë kufijtë mes mjedisit real dhe mediave sociale.

Mund të ndikojë në cilësinë e gjumit
Psikologët na paralajmërojnë për çfarë mund të ndodhë nëse një fëmijë shpenzon shumë kohë në telefon. Ky studim arriti në përfundimin se ekziston një lidhje e fortë midis rritjes së kohës së ekranit dhe mungesës së gjumit tek fëmijët. Kjo çon në probleme serioze të shëndetit dhe sjelljes konjitive. Mos harroni se fëmija juaj duhet të pushojë siç duhet për t'u përgatitur për aktivitetet e ditës së ardhshme.

Është një faktor në zhvillimin e obezitetit
Përdorimi i smartfonëve mund të çojë fëmijët në mbipeshë, siç sugjeron ky hulumtim. Dhe kjo ide nuk është për t'u habitur. Nëse një fëmijë shpenzon shumë kohë me një telefon në duar, nuk ka kohë për aktivitete fizike ose të paktën të ecë me miqtë. Përveç kësaj, rritja e përdorimit të pajisjeve me ekran lidhet dukshëm me konsumimin pijeve gjatë ditës.

Shkakton probleme të sjelljes
Disa studime kanë zbuluar se koha e tepërt e shpenzuar përpara ekranit mund të shkaktojë simptoma të çrregullimit të vëmendjes, deficitit, hiperaktivitetit. Ky problem mund të çojë në mungesën e lidhjes emocionale dhe sociale me prindërit, miqtë dhe njerëzit e tjerë. Për më tepër, një studim i Danish National Birth Coohort raporton një lidhje midis problemeve të sjelljes në mesin e fëmijëve dhe ekspozimit ndaj telefonave celularë.

I bën fëmijët të pakënaqur
Sipas rezultateve të studimit, adoleshentët të cilët raportuan më shumë kohë se mesatarja e shpenzuar në aktivitetet e ekranit, kanë më shumë gjasa të jenë të pakënaqur. Gjatë sondazhit, adoleshentët u përgjigjën se sa të lumtur ishin dhe përgjigjet e tyre ishin të lidhura me sasinë e tyre të zakonshme të kohës së lirë. Kjo është një provë tjetër që një lidhje në internet nuk mund të zëvendësojë një bashkëveprim të jetës reale me familjen dhe miqtë, sidomos për fëmijët. Por ata nuk e kuptojnë gjithmonë këtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë