Shendet

Çfarë problemi ka Covid-19 me meshkujt?

Sipas një studimi të fundit meshkujt me nivel të ulët të testosteronit që preken Covid-19 kanë më shumë mundësi të vdesin.

Studimi i kryer në nja spital gjerman ku morën pjesë 45 pacientë të prekur nga Covid-19 dhe ishin gjithë kohës në kujdesin intensiv, ka treguar se testosteroni, një hormoni  seksual i meshkujve ka një rol të madh në këtë fenomen.

Hormoni dihet se ndihmon në rregullimin e reagimit imunitar të trupit, por kur një njeri ka nivele të ulëta të testosteronit, sistemi imunitar nuk mbahet në kontroll dhe mund të përjetoj "stuhi të citoksines" pas infeksionit.

Një stuhi e citokinës dihet se do të dëmtojë vetë trupin dhe nëse lihet pa kontroll, mund të jetë fatale. Pacientët ishin ndarë në dy grupe, ku 35 ishin burra dhe 10 ishin gra. Nivelet e hormoneve të secilit pacient u vlerësuan në ditën e tyre të parë në shërbimin intensiv. Mostrat nga pacientët COVID-19 u testuan për 12 hormone, duke përfshirë testosteronin dhe dihidrotestosteronin.

Siç thuhet shpesh në studim testosteroni është thelbësor në mënyrën se si trupi  reagon dhe rregullon përgjigje të ndryshme imune, përfshirë luftimin e infeksioneve virale.  Nga pacientet që morën pjesë në studim vetem dy të tretat (68.6 përqind) regjistruan nivele të ulëta të testosteronit. Në të kundërt, shumica e pacientëve femra (60 përqind) kishin nivele të larta të testosteronit.

Ndërsa nivelet e ulëta të testosteronit nuk mund të kontrollojnë përgjigjen imune tek burrat, studimi zbuloi se tek pacientët femra të prekur nga COVID-19, nivelet më të larta të testosteronit ishin të lidhura me një përgjigje më të rëndësishme inflamatore.

Gülsah Gabriel nga Instituti Leibniz për Virologji Eksperimentale në Hamburg, i cili ishte i përfshirë në hulumtim, tha se shumica e pacientëve meshkuj  të prekur nga COVID-19 kishin nivele të ulëta të testosteronit.

“Nga pacientët që morën pjesë në studim, pjesa më e madhe e burrave vdiqën,” shtoi ai.

Kështu, nivelet e ulëta të testosteronit tek burrat duket se janë një faktor rreziku për rezultatin e sëmundjes së rëndë dhe madje fatale tek burrat pas infeksionit./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë