Filma

Çfarë mund të shohim në Netflix gjatë nëntorit?

Nëntori është afër dhe titujt e rinj të Netflix do sigurohen që ju të anuloni çdo plan dhe të futeni në krevat deri sa koha jashtë të ngrohet përsëri. Më poshtë, hidhini një sy disa nga titujve më emocionues që do publikohen këtë muaj. Janë përfshirë gjithashtu edhe disa nga filmat origjinalë të Netflix ndaj opsionet janë të pafundme.

American Son (1 nëntor)

Aktorja Kerry Washington është protagoniste në këtë film dhe luan rolin e një mamaje të një djali adoleshent që ka humbur dhe ajo e kërkon dëshpërimisht.

https://youtu.be/dbKZlSwAS3M

The King (1 nëntor)

Nëse nuk mund të presësh deri në publikimin e “Little Women” në dhjetor për të parë Timothee Chalamet, mund ta shohësh atë në “The King” si trashëgimtari i fronit anglez, i cili ëmërohet Mbreti Henry V pas vdekjes së të atit.

https://youtu.be/yMJnsTx-TBg

Queer Eye : We’re in Japan! (1 nëntor)

5-sëshja fantastike rikthehet me një sezon të ri, duke i çuar talentet e tyre në Tokyo për të ndihmuar 4 banorë të qytetit që të bëjnë më të mirën e tyre.

https://youtu.be/_IubrZmB3tk

The Great British Baking Show : Holidays, Sezoni 2 (8 nëntor)

Pse ta luftosh atë? Ti e di që do shohësh çdo episod të këtij emisioni kulinar që bën bashkë Paul Hollywood dhe Prue Leith.

https://youtu.be/xzSTqVUWEzU

The Crown, Sezoni 3 (17 nëntor)

Seriali i preferuar i të gjithëve mbi monarkinë angleze rikthehet në mes të nëntorit me një mbretëreshë të re, Olivia Colman. Ajo do zëri vendin e Claire Foy si mbretëresha Elizabeth.

https://youtu.be/vLXYfgpqb8A

The Irishman (27 nëntor)

Një kast plot me yje i cili përfshin Robert de Niro-n, Al Pacino-n dhe Joe Pesci-n shfaqet në një histori mbi krimin e organizuar në Amerikën e pas luftës.

https://youtu.be/WHXxVmeGQUc

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë