Filma

Çfarë mund të shohim në Netflix, Amazon apo Hulu gjatë shtatorit

Tani që verës po i vjen fundi, nuk kemi pse të ndihemi fajtor nëse duam të rrimë një ditë në shtëpi për një maratonë filmash. Moti i vjeshtës do të thotë se është thjesht ftohtë për të dalë jashtë! Fatmirësisht për ne, ky muaj do ketë një numër të madh filmash apo serialesh që priten të publikohen, duke përfshirë disa seri të reja nga Ryan Murphy dhe rikthim të serialeve tuaja të preferuara. Fansat e këngëtarit Drake do lumturohen kur të dëgjojnë se ai do jetë producenti në seritë e reja të Netflix “Top Boy”.

Më poshtë, 6 gjëra që mund të shohim gjatë shtatorit

Late Night, Amazon, 6 shtator

E shkruar nga Mindy Kaling, e cila është gjithashtu edhe protagoniste, kjo komedi përfshin aktoren Emma Thompson në rolin e Katherine Newbury, një prezantuese televizive bota e së cilës kthehet përmbys kur punëson skenaristen e parë femër, Molly Patel (e luajtur nga Kaling). Ato do të hasen me diferenca mes njëra-tjetrës, por a e duan ato mjaftueshëm punën e tyre sa për ti lënë pas këto diferencime?

https://youtu.be/DxefiCjQirw

The Deuce: Sezoni 3, HBO, 9 shtator

Maggie Gyllenhaal rikthehet si një punonjëse seksi e kthyer në aktore filmash për të rritur në sezonin e tretë të “The Deuce”. Në sezonet e para të vendosura në New York-un e viteve '70, seriali ndiqte legalizimin e industrisë porno, ndërsa në sezonin e tretë në fokus do jetë mesi i viteve '80, duke eksploruar përhapjen e ‘HIV’ dhe “epideminë e kokainës”.

https://youtu.be/H3dRarfihaw

Top Boy: Season 3, Netflix, 13 shtator

Kjo dramë e cila tashmë ka si producent Drake i cili ishte fans i dy sezoneve të para të serialit, ka në qendër dy shpërndarës droge me përvojë, të cilët kthehen në rrugët e Londrës në kërkim të parave dhe pushtetit. Gjatë rrugëtimit të tyre ata kërcënohen nga një i tretë. Lufta për pushtet është e garantuar.

https://youtu.be/VZ2-PpXOsvw

Unbelievable, Netflix, 13 shtator

E bazuar në ngjarje të vërteta, kjo dramë nga Netflix luhet nga aktorët Toni Collette, Merritt Wever dhe Kaitlyn Dever. Marie Adler është një adoleshente e cila akuzohet se ka gënjyer duke thënë se e kanë përdhunuar, ndërkohë që dy detektive femra investigojnë mbi një rrjedhë sulmesh të ngjashme. Seritë e limituara janë bazuar në një artikull fitues të ‘Pulitzer Price’, “Një histori e pabesueshme përdhunimi”.

https://youtu.be/QTIkUzkbzQk

The Politician, Netflix, 27 shtator

 Ryan Murphy ka qënë po aq i zënë sa zakonisht, ‘The Politician’, në të cilin ai ishte bashkë-krijues flet për Payton-in i cili që në fëmijëri gjëja e vetme që ka ditur ka qënë që do bëhej president. Por më parë, atij i duhet të eksplorojë shkollën e mesme.

https://youtu.be/6-kdBlzCG7w

Teen Spirit, Hulu, 30 shtator

Me Elle Fanning si aktore kryesore, ky film ndjek një adoleshente të turpshme e cila ëndërron të bëhet një këngëtare e famshme. Me ndihmën e një mentori ajo hyn në një konkurs lokal duke bërë një rikthim elegant të historisë së Hirushes.

https://youtu.be/lRPUrnXzqZY

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë