Ekspertët e shëndetit në Angli kanë paralajmëruar se vala e dytë e Covid-19 mund të jetë më e rëndë se sa e para. Por çfarë mund ta shkaktojë një rikthim të Covid-19.
Studiuesi Chris Whitty tha se virusi mund të përhapet me shpejtësi nëse vala e dytë arrin në dimër dhe paralajmëroi se numri R, pra shkalla e infeksionit duhet të mbahet nën 1. Kur R është 1 do të thotë se një person i infektuar ia kalon sëmundjen një personi tjetër, nëse do të ishte dy, një person me koronavirus do ta kalonte atë te dy të tjerët, domethënë Covid-19 do të përhapet në mënyrë të tmerrshme.
“Nëse koronavirusi nuk mbahet nën kontroll është plotësisht e mundur që një valë e dytë e Covid-19 të rikthehet më e egër,” shtoi ai.
Çfarë mund ta shkaktojë një valë të dytë të rasteve të koronavirusit?
Ekspertët thonë se një valë e dytë mund të shpërthejë nëse hapen kufijtë ndërkombëtarë. Gjithashtu edhe fakti që kemi ende të infektuar në popullatë dhe kjo gjë mund të rrisë numrin R, duke e çuar kështu numrin mbi 1, që do të thotë një përhapje jashtë mase e madhe e Covid-19.
Në Korenë e Jugut dhe Kinë, heqja e kufizimeve ka shkaktuar një ringjallje të rasteve të reja. Një grup i ri i rasteve të koronavirusit u shfaq në kryeqytetin jugkorean Seul, duke ngjallur frikë për një valë të dytë të infeksioneve në vendin e Azisë Lindore.

Cilat pandemitë e tjera kanë shkaktuar një valë të dytë?
Si gripi spanjoll i vitit 1918 ashtu edhe gripi aziatik i viteve 1957-1958 u rishfaqën me një valë të dytë që ishte më e rëndë se ajo e para.
Çfarë ndodhi gjatë valës së dytë të gripit spanjoll?
Vala e dytë e gripit spanjoll rezultoi në humbje katastrofike globale, me vdekje që shënuan dhjetëra e miliona viktima. Shfaqja e këtyre valëve ka qenë për arsye të ndryshme, si për shembull prania e një numri të madh të prekurish, një mutacion i mundshëm i virusit dhe rritja e numrit R.
Çfarë provash ka që njerëzit që janë prekur një herë nga Covid-19 nuk do të preken sërish?
Provat për këtë fakt janë të pakta, pot studimet e modelimit të kanë supozuar se rikuperimi nga infeksioni Covid-19 nënkupton imunitet, por kjo është ende një fenomen i pa saktësuar. Burimi: ITV News. Përshtati në shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje