Analize

Çfarë mund të na mësojnë fallxhoret për parashikimin e ekonomisë?

Ekonomistja Ezra Solomon, njëherë u tall se “funksioni i vetëm i parashikimeve ekonomike është që krijon respekt për astrologjinë”.

Nuk jam i sigurt nëse astrologia “Mystic Meg” u respektuar ndonjëherë, por ajo ishte shumë e dashur.."Astrologia më e famshme e Britanisë për një milion milje," -tha agjenti i saj, pasi vdekja e saj së fundmi shkaktoi një vrull rikujtimesh për për imazhin e saj të dashur dhe parashikimet e saja të sakta, dhe absurde.

Duket e vështirë të imagjinosh se një parashikim ekonomik do të fitojë ndonjëherë kaq shumë lëvdata. Por ekspertët e ekonomisë duket se kanë marrë mësim nga astrologët. Kosnideroni këtë parashikim horoskopi: “Bilanci i rreziqeve mbetet i anuar në drejtim të poshtëm, por rreziqet negative janë moderuar”... Nga ana pozitive, një rritje më e fortë nga kërkesa e ndrydhur në shumë ekonomi ose një rënie më e shpejtë e inflacionit janë të besueshme. Nga ana negative, rezultatet e rënda shëndetësore në Kinë mund të pengojnë rimëkëmbjen...”

Kjo mbulon pak a shumë çdo gjë: lajmin e mirë, lajmin e keq, inflacionin, deflacionin. Në rast se po pyesni, është parashikimi i fundit i FMN-së për ekonominë botërore. Por ky lloj parashikimi, me ngjyra, është tipik i zhanrit.

Eksperti i parashikimit, Philip E Tetlock,  në librin e tij të 2005-s, “Expert Political Judgement”, thoshte se ata që parashikojnë ekonominë kanë një tendencë për të bërë parashikime të paqarta dhe i justifikojnë gabimet si "gabim në anën e kujdesit" ose gabim vetëm për kohën.

Nëse po, ata ekspertë po ecin në një rrugë të konsumuar mirë. Merrni parasysh thëniet e mëposhtme: "Keni një nevojë të madhe që njerëzit e tjerë t'ju pëlqejnë dhe t'ju admirojnë." "Ju keni një tendencë për të qenë kritik ndaj vetvetes." "Ndërsa keni disa dobësi të personalitetit, në përgjithësi jeni në gjendje t'i kompensoni ato." Ato tingëllojnë si një lloj gjëje që mund të thotë një fallxhore pasi vështron një top kristal, por këto deklarata janë nga një punim akademik, "Gabimi i vërtetimit personal", botuar në 1949 nga psikologu Bertram Forer.

Pasi i detyroi studentët të plotësonin një pyetësor diagnostikues, Forer i dorëzoi secilit prej tyre një vlerësim me shkrim të tipareve të tyre. Studentët besuan se vlerësimet ishin përshtatur në mënyrë unike në bazë të pyetësorit. Por, në fakt, çdo student mori të njëjtën listë me 13 deklarata, duke përfshirë tre të mësipërmet. Studentët mendonin se diagnostikuesi kishte bërë një punë të shkëlqyer dhe shumica dërrmuese u pajtuan me të paktën 10 nga 13 pohime. Kur mashtrimi u zbulua, shkroi Forer, "ata shpërthyen në të qeshura". Këto "deklarata të Forer" - të quajtura ndonjëherë "deklarata Barnum" sipas showmanit PT Barnum - mund të duken jashtëzakonisht specifike. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ato janë pothuajse universale.

Duke i dalë në mbrojtje parashikuesëve ekonomikë, përfshirë FMN-në, metoda Barnum shoqërohet me shifra shumë specifike dhe të falsifikueshme. Sigurisht të pandreqshmit janë kolumnistët e ekonomisë. Ne tundim lehtë dorën për rreziqet dhe mundësitë që munden ose jo të ndodhin. Njësoj si Megi Mistikja, ne jemi këtu sepse njerëzve u duket argëtuese parashikimi jonë.

Paralelizmi nuk është surprizë. Në historikun e Walter Friedman për parashikimin ekonomik, “Parashikueset e Fatit” tregohet se fallxhoret dhe parashikuesit ekonomikë filluan nga një vend i ngjashëm. Evangeline Adams dhe Roger Babson ishin bashkëkohës të afërt, të lindur në SHBA në 1868 dhe 1875 respektivisht. Të dy ofruan këshilla për investimet në përgjithësi dhe parashikimet e tregut të aksioneve në veçanti. Të dy ishin shumë të kërkuar dhe të dy vdiqën të pasur. Dallimi kryesor ishte se Adams ishte një astrolog, ndërsa Babson ofronte parashikime të bazuara në të dhëna të frymëzuara nga idetë e fizikës.

Idetë e parashikimit të Babson, duken të çuditshme sot. Ai ishte fans i madh i Isak Njuton: ai bleu dhe u shpërngul në shtëpinë e Njuton nga Londra në Masaçusest. "Babsonchart" i tij u ndërtua rreth idesë Njutonishe se çdo bum mbi trendin pasohej nga një dështim i barabartë dhe i kundërt për poshtë. Me një vështrim prapa, kjo ishte e vërtetë sipas definicionit kur Babson vizatoi linjën e trendit në vendin e duhur. Mjerisht, ai ofroi pak fuqi parashikuese përtej gjeneralizmave.

Gjeneralizmat ndonjëherë të ndihmojnë. Reputacioni i Babson u sigurua kur, më 5 shtator 1929, disa javë përpara përplasjes së madhe, ai mendoi, “herët a vonë një përplasje do të vijë dhe do të shkaktojë një rënie prej 60 në 80 pikë në barometrin Dow-Jones”. Mbresëlënëse!

Ajo që është më pak mbresëlënëse është se ato parashikime të zymta filluan vite më parë, në vitin 1926, pas së cilës Dow u dyfishua më shumë. Përplasja ishte shumë më e madhe nga sa kishte parashikuar Babson dhe vazhdoi shumë kohë pasi Babson filloi të parashikonte një rikuperim.

Menjëherë pas fillimit të krizës, Babson publikoi një reklamë në The New York Times duke njoftuar se "klientët e Babson ishin të përgatitur" dhe ai ende merrte kredite për parashikimin e krizës. Adhuruesit e fallxhoreve do të njohin disa ngjashmëri këtu. Nëse dëshironi të admiroheni për parashikimet tuaja, futni disa paqartësi në pretendimet tuaja dhe sigurohuni që t'i trumbetoni sukseset dhe të minimizoni dështimet.

Sapo u njoftua vdekja e Mystic Meg, The Sun, e cila botonte rubrikën e saj, po shpjegonte se horoskopi i saj i fundit ishte një "parashikim i ëmbël" se ajo do të ribashkohej në jetën e përtejme me një flakë të vjetër që vdiq në një aksident automobilistik në 1977. "Luani: Mund të jetë udhëtimi më rutinë i udhëtimeve rutinë që ju çon drejt shpirtit binjak."

Për ata lexues që dëshirojnë të gëlltisin idenë se vdekja në vetvete është "udhëtim rutinor", është befasuese. Për ne të tjerët, është marrëzi e guximshme. Mystic Meg do të ishte krenare!

Burimi:Financial Times/Përshtati: Gazeta ‘SI’

Nga Tim Harford* shkruan rubrikën Undercover Economist, dhe më parë ishte një redaktor i ekonomisë për FT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë