Arredim

Çfarë mësuan arreduesit këtë vit

Ky vit ka ndihmuar kaq shumë prej nesh të kuptojnë rëndësinë e shtëpisë dhe çfarë do të thotë të kesh një vend të sigurt. Jo vetëm që shtëpitë tona kanë nevojë të na sigurojnë strehim, por ato gjithashtu duhet të na sjellin gëzim. Për këtë, 10 dizejnues të brendshëm kanë ndarë idetë e tyre dhe atë që kanë mësuar nga ky vit aspak I zakontë.

Funksionaliteti është kryesor

"Mësimi më i madh që unë mendoj se kemi marrë është se funksioni në një hapësirë ​​është luksi i fundit", thotë dizejnuesi Breegan Jane.

"Ne po shohim se si dizajni ndikon në jetën tonë dhe shpresojmë që ta thjeshtësojë atë dhe se luksi nuk është vetëm sa i bukur është divani juaj, por sa rehat dhe qetë ndiheni në të.”

Ndriçimi është gjithçka

"Puna nga shtëpia për shkak të pandemisë ka përforcuar rëndësinë e ndriçimit të mirë në një hapësirë", thotë dizajnerja Emma Kemper Beryl.

"Për mua, në të vërtetë është gjithçka! Unë jam aq mirënjohëse për rrezet e diellit që marr në apartamentin tim, sepse jo vetëm që më ndihmon të shoh mirë dhe qartë por edhe më rregullon humorin.”

Kujtimet kanë rëndësi

"Unë do të thoja që mësimi më i madh nga viti 2020 është të dekorojmë shtëpinë me sende që ju kujtojnë kohërat pozitive, si një pjesë arti unike që tregon një vend të preferuar në të cilin keni udhëtuar", thotë arkitektja Kate Taylor.

"Ne u përpoqëm të bënim këtë para pandemisë, por ajo u bë edhe më e rëndësishme dhe e dukshme në 2020".

Hapësira duhet të jetë shumëfunksionale

"Këtë vit, më shumë se kurrë më parë, kuptova rëndësinë e krijimit të hapësirave për familjen time dhe klientët e mi që kanë fleksibilitetin për t'i shërbyer qëllimeve të shumta", thotë dizajnerja Marie Flanigan.

"Pavarësisht nëse vjen duke vendosur një tavolinë në cep të një dhomë gjumi ose ka vend për të praktikuar joga në sallon, shumë-funksionaliteti është gjithnjë e më i rëndësishëm në planet e mia."

Banjot janë një vend “i shenjtë”

"Nëse 2020 na mësoi ndonjë gjë, është se banjo është një nga dhomat më të vlefshme në shtëpinë tonë," thotë dizejnuesi Carneil Griffin. "Pavarësisht nëse jeni duke kalua disa minuta që të bëheni gati për një takim në Zoom ose duke shijuar një banjë të këndshme pas një dite të gjatë, banjat tona janë një strehë dhe duhet të zbukurohen si të tilla."

Fëmijët meritojnë hapësirat e tyre të punës

"Ndërsa të rriturit kanë krijuar zyrat e tyre, është po aq e rëndësishme të krijoni hapësira dhe për fëmijët. Tani që ato mësojnë në shtëpi kanë nevojë për hapësirën dhe studion e tyre për të mbajtur cdo gjë në vend. Kjo është mjaft e rëndësishme si për fëmijët, si për arredimin e shtëpisë.” thotë dizejnuesja Isabel Ladd.

Mobiljet shumëfunksionale bëjnë një ndryshim

"2020 më mësoi se është e rëndësishme të kërkosh sende që bëjnë ’shumë punë” thotë dizejnuesj Marika Meyer.

Ajo tregon se komodinën afër krevatit e ka kthyer në një tavolinë të vogël punë ku vendso cdo gjë që I duhet për të vazhduar punën në mëngjes.

Është e rëndësishëm një mjedis për punën nga shtëpia

"Të punosh nga shtëpia kërkon një hapësirë ​​pune të organizuar që promovon produktivitetin," thotë arkitektja Abbe Fenimore.

Duhet një zonë që është larg nga cdo gjë që mund t’ju shpërqendrojë dhe një ambient ku mund të hidhni letrat që nuk ju duhen pa u shqertësuar se dicka e tillë do të ndikojë në arredimin e shtëpisë.

Privatësia është e rëndësishme

"Privatësia në një shtëpi është aq e vlefshme sa të kesh qasje në një hapësirë ​​të përbashkët", thonë dizajnerët Beth Dotolo dhe Carolina V. Gentry.

Është e rëndësishme të keni një hapësirë ​​të caktuar për të qenë në gjendje të qendroni vetëm dhe të qetësoheni. Nëse nuk vendosni mure, mund të bëni dhe një ndarje të thjeshtë me perde sa për të krijuar ndjesinë e të qenurit vetëm.

Dizajni duhet të jetë kuptimplotë

"Dizajni dhe dekori duhet të jenë personalë dhe duhet t'u ‘flasin’ njerëzve", thotë dizajnerja Emily Spanos.

Këto elementë unikë u sjellin gëzim familjeve kur ata janë të detyruar të bëjnë gjithçka në kufijtë e shtëpive të tyre. Ka të bëjë me krijim e ambienteve që tregojnë historinë e tyre dhe i bëjnë të ndihen të lumtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë