Ngjarje

Çfarë kishte veshur ajo? – Një ekspozitë me rrobat e viktimave të përdhunimeve

Viktimat e dhunës seksuale dhe përdhunimit shpesh përballen me pyetjen se ç’kishin veshur gjatë kohës së incidentit, duke u akuzuar në një farë mënyre se ishte faji i tyre. Nëse veshjet provokuese janë problemi i vërtetë, nuk do të kishim pasur raste të përsëritura tek fëmijët apo gratë e moshuara, që janë përdhunuar brutalisht. A i nxitën ato burrat me veshjet e tyre “zbuluese”?

Për të hedhur poshtë këtë mendësi të dhunës seksuale dhe idesë së fajësimit të viktimës, Qendra Bregdetare Komunitare në Bruksel ka hapur një ekspozitë,  që shfaq rrobat e veshura nga viktimat e përdhunimit, për të përçuar mesazhin se zgjedhja për veshjen nuk është përgjegjëse për sulmin e kryer ndaj një gruaje.

Shumë shpesh, gratë fajësohen se i kanë provokuar vetë burrat, që më pas i kanë ngacmuar ato seksualisht, qoftë me sjelljen e tyre “tejet-miqësore” ose  me  veshjet e tyre “joshëse”.

Ekspozita shfaq artikuj si pizhame, tuta sporti dhe madje një bluzë pambuku të një fëmije ku shkruhet “My little Pony”, me shpresë për të vërtetuar se “veshja e një njeriu nuk mund të shihet kurrë si rrethanë lehtësuese apo si provokim nga përdhunuesi”.

Rrobat e veshura nga viktimat janë përftuar duke u huazuar nga grupet mbështetëse, të quajtura CAW. Ajo që vëren menjëherë ndërsa ecën në këtë ekspozitë është se janë rroba normale, që kushdo do t’i kishte veshur”, thotë  Lieshbeth Kennes, një punonjëse trajnimi dhe këshillimi i CAW.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë