Mode

Çfarë ka rezervuar Industria e Modës për 2021

2020 ishte një vit sa i qetë aq edhe i zhurmshëm për industrinë e modës. Pamë shumë risi, veshje të   çuditshme, deri diku shumë të egzagjeruara. Nga ana tjetër ishin dhe veshjet e përditshmërisë dhe të  rehatshme që zunë një vend shumë të rëndësishëm në modë.

Por cfarë do të ndodhë në 2021? Cilat do të jenë fustanet, këpucët apo aksesorët që do të jenë trend?

Sipas revistës së modës “Marie Claire” këtë vit do të shohim ngjyra gjatë cdo sezoni.

“Ky vit bëri që stilistët të ndahen nga ngjyra e zezë dhe të sugjerojnë ngjyra të tjera për 2021.” shkruan Marie Claire.

Ngjyrat që do të  sundojnë  janë  grija që  shkëlqen, e verdha, e bardha, ngjyra rozë  me të  gjitha nuancat e saja, ngjyra portokalli dhe jeshilja. Kjo është një mënyrë që stilistët dhe shtëpitë  e modës kanë  zgjedhur për ti dhënë jetë dhe gjallëri një viti të ri.

Fustanet do të  jenë me ngjyra dhe do të sundojnë ato që kanë sa më shumë lule, si një mënyrë  për të  harruar vitin që lamë pas. Modelet do të jenë disa llojesh. Fustanet dhe bluzat me vrima, puplat si dhe rrobat e tejdukshme, me tyl të hollë .

Nuk do të mungojnë si pjesë e 2021 dhe pantallonat me bel të lartë, tashmë prej pak kohësh një trend mjaft i pëlqyer nga stilistët dhe njerëzit.

Aksesorët nuk do të jenë aspak minimaliste. Do këtë aksesorë të mëdhenj dhe në  forma të  vecanta ku kryefjala do të jenë varëset e detit, në forma guackash dhe gurësh.

Nga ana tjetër, çanta si një plotësim i veshjes do të jenë në dy ekstremet e tyre. Do shikoni çanta në  madhësinë e kuletës apo dhe më e vogël si dhe do të  ketë çanta krahu të mëdha ku ngjyrat mbizotëruese do të jenë  ngjyrat e tokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë