2020 ishte një vit sa i qetë aq edhe i zhurmshëm për industrinë e modës. Pamë shumë risi, veshje të çuditshme, deri diku shumë të egzagjeruara. Nga ana tjetër ishin dhe veshjet e përditshmërisë dhe të rehatshme që zunë një vend shumë të rëndësishëm në modë.
Por cfarë do të ndodhë në 2021? Cilat do të jenë fustanet, këpucët apo aksesorët që do të jenë trend?
Sipas revistës së modës “Marie Claire” këtë vit do të shohim ngjyra gjatë cdo sezoni.
“Ky vit bëri që stilistët të ndahen nga ngjyra e zezë dhe të sugjerojnë ngjyra të tjera për 2021.” shkruan Marie Claire.
Ngjyrat që do të sundojnë janë grija që shkëlqen, e verdha, e bardha, ngjyra rozë me të gjitha nuancat e saja, ngjyra portokalli dhe jeshilja. Kjo është një mënyrë që stilistët dhe shtëpitë e modës kanë zgjedhur për ti dhënë jetë dhe gjallëri një viti të ri.
Fustanet do të jenë me ngjyra dhe do të sundojnë ato që kanë sa më shumë lule, si një mënyrë për të harruar vitin që lamë pas. Modelet do të jenë disa llojesh. Fustanet dhe bluzat me vrima, puplat si dhe rrobat e tejdukshme, me tyl të hollë .
Nuk do të mungojnë si pjesë e 2021 dhe pantallonat me bel të lartë, tashmë prej pak kohësh një trend mjaft i pëlqyer nga stilistët dhe njerëzit.
Aksesorët nuk do të jenë aspak minimaliste. Do këtë aksesorë të mëdhenj dhe në forma të vecanta ku kryefjala do të jenë varëset e detit, në forma guackash dhe gurësh.
Nga ana tjetër, çanta si një plotësim i veshjes do të jenë në dy ekstremet e tyre. Do shikoni çanta në madhësinë e kuletës apo dhe më e vogël si dhe do të ketë çanta krahu të mëdha ku ngjyrat mbizotëruese do të jenë ngjyrat e tokës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.