Media Galeri

Çfarë ka pas resë së pazakontë në Turqi?

Një re në formë aspak të zakontë ka lënë pa fjalë banorët në qytetin turk të Bursës.

Reja ishte në formë rrethore, si një disk fluturues në ngjyra të ndezura.

Pamjet nga reja e pazakontë u bënë virale në rrjet ndërsa lindja e diellit i jepte ngjyra nga të kuqe në të verdhë.

Shërbimi meteorologjik i vendit bëri të ditur për mediat se forma e resë vinte si shkak i luhatjeve të forta të erës mbi kodra dhe male. Sipas dëshmitarëve okularë, reja qëndroi në atë formë për rreth një orë përpara se të zhdukej nga qielli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë