Mode

Çfarë është më e madhe se Elvis Presley? Jaka e këmishës së tij që është kthyer në trendin e 2022

Elvis Presley ka rihyrë në botën e modës edhe pse disa mund të thonë se ai thjesht nuk ka dalë kurrë.

Me publikimin e biografisë së re të Baz Luhrmann "Elvis" më 24 qershor dhe një mori trendësh që janë të përqendruara tek retro, stili i Elvis Presley duket se do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes.

Karriera e muzikantit ishte e mbushur me një stil të spikatur, duke filluar nga flokët e tij, xhinset blu dhe deri tek kostumet me shkëlqim, pa harruar syzet e tij ikonike.

Por është jaka e këmishave të tij që është kthyer në trendin e veshjeve të vitit 2022. Këmisha elegante nga marka të tilla si Casablanca dhe Gucci, janë duke forcuar trendin.

"Jakat ishin një pjesë shumë e rëndësishme stilit të Elvisit", thotë Catherine Martin, bashkëproducentja dhe stilistja e kostumeve të "Elvis".

Elvis Presley.

Jakë këmishash të mëdha të shtresuara në pjesën e jashtme të kostumeve, jakë të zbukuruara, jakë të ndritura, të gjitha do të jenë disa nga veshjet e aktorit Austin Butler në filmin e ri.

Martin argumenton se stile të tilla nuk e largojnë vëmendjen nga performanca e një aktori, por përkundrazi e përmirësojnë atë duke tërhequr vëmendjen në fytyrën e tij.

Këngëtari dhe kompozitori i muzikës pop, Jesse McCartney, ka adoptuar jakën e Elvisit pikërisht për këtë arsye. Në rrjetet sociale, ai ka pranuar se një stil i tillë tërheq më shumë vëmendje dhe e plotëson pamjen.

"Një jakë e madhe përmirëson imazhin, sidomos kur nuk ke guxuar në veshje”.

McCartney, i cili përmendi Presley-n si "një frymëzim të madh", ka një koleksion të madh këmishash me jakë të madhe, disa prej të cilave i vesh mbi xhaketën e tij, siç bënte Elvis Presley.

Stilisti nga Nju Jorku, Michael Fisher, ka një qasje të ngjashme me klientët e tij të famshëm. Kohët e fundit ai e veshi aktorin Sebastian Stan me një këmishë me smoking dhe jakë Givenchy për çmimet BAFTA dhe veshi Boëen Yang me një bluzë me jakë të madhe për një nga paraqitjet e aktorit që promovonte filmin e tij të ri "Fire Island".

“Asnjëri nuk mbante kravata sepse gjithë ‘punën’ e bënte jaka e këmishës.

Jakat e mëdha nuk janë të rezervuara vetëm për yjet e rock-ut dhe të famshëm.

Në New York, edhe persona në përditshmërinë e tij po veshin nga këto lloj këmishash.

Stilisti fisher thotë se këto jaka nuk duhet kurrsesi të ngatërrohen me kollare dhe nëse dikush vendos të ketë dhe një kollare me një këmishë me jakë të madhe, e gjithë magjia do të zhduket.

“As Mbreti nuk mund të bënte një kombinim kaq të bezdisshëm”.

Lëreni butonin e sipërm të hapur, alla Elvis, për të treguar se ke stil.

Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë