Ngjarje

Çështja “Alvin”, këshilli i Ligurias voton në unanimitet: Silleni në Itali

Asambleja legjislative e Liguria miratoi sot unanimisht axhendën e paraqitur nga nënkryetari i Lidhjes, Paolo Ardenti dhe nga këshilltari i Lidhjes Alessandro Puggioni, për të sjellë në shtëpi Alvinin e vogël. Këshilli i Qarkut miratoi unanimisht një axhendë, të paraqitur nga Paolo Ardenti dhe Alessandro Puggioni (Lega Nord Liguria-Salvini) e nënshkruar nga të gjitha grupet, e cila angazhon këtë këshill të bëhet interpretues në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky Këshill do të vendosë, së bashku me Këshillin e Ministrave në Itali, të gjitha instrumentet diplomatike dhe praktike, të dobishme për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që kjo e fundit të arrijë në një përfundim pozitiv, të historisë dramatike të fëmijës 6-vjeçar Alvin Berisha.
"Me këtë axhendë kemi angazhuar Rajonin e Ligurias të bëhet ndërmjetës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mënyrë që të mund të vërë në zbatim të gjitha mjetet praktike të dobishme për një zgjidhje përfundimtare dhe pozitive të ngjarjes dramatike, duke lejuar ribashkimin e Alvinit të vogël me babanë dhe motrat e tij në Itali, dhe të favorizojnë një dialog diplomatik midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, një vend më afër Sirisë ku fëmija është ende në burg ”, thanë në komentet e tyre dy nismëtarët e këtij akti që i përkasin Lega Nord të Matteo Salvinit.
Çështja e Alvinit u ngrit nga emisoni italian "Le Iene" nga gazeta ri shqiptar Taulant Kopliku. Ndërkaq lajmet për vendndodhjen e vogëlushit janë kontradiktore, pasi mendohet se është në kampin ku kontrollohet nga terroristët e ISIS, e në një njëjtën kohë përfilitet se është nën kujdesin e shoqatës ndërkombëtare "Save the Children".
Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama që theksoi se është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për tërheqjen e shqiptarëve që gjenden atje. Ndërsa depuetët e opozitës së re kanë kërkuar një interpelancë me ministrinin e Jashtëm në Parlmaentin shqiptar për çështjen e Alvin Berishës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë