Shendet

Ç’është plazma konvulsive për trajtimin e Covid-19?

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi përdorimin urgjent të plazmës konvulsive për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19.
Çfarë është plazma konvulsive?
Plazma konvulsive është pjesa e lëngshme e gjakut të mbledhur nga pacientët që janë shëruar nga sëmundja Covid-19. Njerëzit që shërohen nga sëmundjet infektive shpesh prodhojnë antitrupa që sigurojnë mbrojtje kundër infeksionit të ardhshëm. Shpresa është se plazma e pasur me antitrupa nga pacientët e rikuperuar, kur transferohet në pacientë me sëmundje serioze, mund të ndihmojë në luftën kundër sëmundjes. Një qasje e ngjashme është përdorur në shpërthimet me viruset e tjera si Ebola dhe pandemia e gripit në vitin 1918.
Për kë autorizohet përdorimi urgjent?
Sipas kushteve të autorizimit të përdorimit të urgjencës, mjekët mund të përdorin plazmën konvulsive për pacientët e shtruar në spital. Ekzistojnë studime klinike, megjithatë, duke eksploruar nëse plazma konvulsive do të ndihmonte pacientët e tjerë me Covid-19, edhe nëse nuk janë në spital.

Çfarë kanë gjetur studimet e deritanishme në lidhje me plazmën konvulsive?
Klinika Mayo, në Rochester, Minn ka udhëhequr analizën më të madhe të plazmës konvulsive Covid-19. Deri më tani, më shumë se 71,000 pacientë kanë marrë trajtim dhe të dhënat paraprake nga mijëra pacientë tregojnë se plazma konvulsive, duket e sigurt dhe funksionon më së miri tek ata që marrin më shumë antitrupa-plazma më herët gjatë fillimit të simptomave.
Sa të sigurta janë provat që mbështesin trajtimin me plazmë?
Të dhënat nuk janë përfundimtare. Deri më tani nuk ka një studim të madh por disa studime të vogla kanë raportuar se ka rezultate më të mira që disa pacientë janë rikuperuar menjherë pasi kanë marrë plazmën konvulsive, megjithëse këto studime gjithashtu kanë kufizime ose nuk janë prova të kontrolluara, të cilat shkencëtarët konsiderojnë standardin më të lartë për të vendosur nëse një terapi funksionon në mënyrë të sigurt.
Burimi: The Wall Street Journal. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë