Politike

Celibashi: Platforma e KQZ ra pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve. Zero implikime

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. 

Ai zbuloi se sulmet kanë ardhur nga jashtë vendit, dhe një pjesë e tyre kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara. 

“Mund të bëj publike sot së platformat e KQZ, duke filluar nga jo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar.

Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia”, tha Celibashi. 

Celibashi sqaroi megjithatë se sulmet nuk kanë patur implikim në sistemet e KQZ-së.

Kryekomisioneri dha të dhëna edhe për votën e diasporës. 

“85 shtete të botës nga çdo kontinent që u regjistruan votuesit nga jashtë. Procesi i përgatitjes së dokumenteve zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfunduan më datë 17 prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë. 29 prilli dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ.

Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhësve në Rusi. Kanë marrë pjesë në votimi 82%  zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë shkon gati në 97%”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë