Futboll

Ceferin heq dorë nga rikandidimi dhe sulmon: Klubet, të lirë të hyjnë në Zombie League

Gazeta Si – “UEFA feston 70-vjetorin, 70 vjet histori, traditë, pasion, unitet, kurajë dhe kreativitet. Në këtë moment disa persona po përpiqen të na pengojnë. Po përpiqen ta ndryshojnë këtë model europian futbolli, pavarësisht suksesit të tij.

Këta persona hiqen si shpëtimtarë të futbollit, por në të vërtetë po përpiqen ta varrosin atë. Hiqen si viktima, realisht janë ata gjahtarë”. Janë këto fjalët e presidenit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në kongresin e Parisit. Ai ka sulmuar sërish Superligën.

UEFA ka zyrtarizuar ndryshimin e statutit në lidhje me zgjedhjet, por Ceferin, në mënyrë surprizë, ka bërë me dije se nuk do të rikandidojë për një mandat të tretë në 2027-ën: “Jam i lodhur, larg familjes sime prej shumë kohësh. Kam vendosur që të mos rikandidoj në 2027-ën”.

UEFA kaloi me vetëm një votë kundër (Anglia) dhe një abstenim (Ukraina), statutin e ri, që e lejon Ceferinin të qëndrojë në detyrë edhe për një tjetër mandat. Ceferin kishte kërkuar një modifikim të statutit, ndërsa tani bën një hap prapa.

“Klubet janë të lirë të hyjnë në kompeticionet e reja që duan, askush nuk i ndalon dhe askush nuk u ka thnë se nuk mund ta bëjnë, – vazhdoi më tej Ceferin. – Mund edhe të bashkohen te ‘Zombie League’, siç e quajnë tifozët anglezë, apo ajo që unë e quaj ‘Pleonexia League’.

Pleonexia është dëshira për të pasur gjithmonë më shumë, më shumë para, më shumë pushtet, më shumë prestigj, më shumë se ajo që ushqen një sens superioriteti dhe krenarie. Nuk kanë kurrë mjaftueshëm. Duan më shumë dhe nuk u intereson, nëse të tjerët kanë më pak, ata janë superiorë.

Duan gjithmolnë më shumë edhe pse do të thotë të shkatërrosh pjesën tjetër. Për këtë është e rrezikshme. Tifozët e futbollit nuk janë budallenj, tifozët e dinë që futbolli nuk është në shitje. Nuk mund të blesh ëndrra”, – përfundoi Ceferin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë