Mode

Ç’duhet të bëni për një lëkurë si të Nicole Kidman

Ylli i kinematografisë Nicole Kidman ndonëse është mbi të 50-ta vijon të mbetet një nga femrat më të bukura të kinematografisë. Nicole ka ditur të ruajë bukurinë dhe freskinë e saj në çdo kohë të vitit.

Fakti që ajo duket gjithmonë në formë dhe pa asnjë shenjë rrudhe nuk është ndonjë çudi, kjo pasi aktorja nuk ka hezituar të rrëfejë kujdesin që ajo ndjek për të ruajtur lëkurën e saj.

Së pari Nicole ka rrëfyer se pëlqen që lëkura të jetë e freskët gjatë gjithë ditës, dhe nëse ajo është në udhëtim përdor disa peceta për të hequr herë pas here papastërtitë nga fytyra. Gjithashtu aktorja australiane nuk fle kurrë pa hequr make-up-in çdo darkë.

“Unë nuk fle asnjëherë pa hequr make-up çdo natë, përdor disa peceta të lagura, gjatë kohës që jam në udhëtim, apo edhe kur jam në shtëpi. Ato janë shumë praktike dhe i japin një pastrim të thellë lëkurës.”

Kremi mbrojtës me faktor SPF: “Kam përdorur krem kundra diellit që kur isha fëmijë dhe ende sot. Çdo ditë vendos në fytyrë ‘Neutrogena Ultra Sheer Dry-Touch Sun-Screen Spektri SPF100 +”, është shprehur Kidman. 

Krem kundra moshës: “Në darkë përdor Neutrogena Rapid Wrinkle Repair sepse funksionon shumë mirë dhe mund ta blini kudo”

Krem anti-plakje: "Gjithmonë në darkë përdor kremin Neutrogena Riparimi Rapid, e dua këtë krem sepse funksionon shumë mirë, dhe ruan lëkurën nga plakja. Mund ta blini kudo.

Ngjyra e buzëve: Në çantën time mbaj gjithmonë një shkëlqyes buzësh, jo nga buzëkuqet e ndezur, përdor një ngjyrë të lehtë dhe që përshtatet me çdo lloj veshje. Përdor të njëjtin shkëlqyes buzësh gjatë gjithë ditës.

Stërvitje me energji të lartë: Çdo mëngjes bëj vrap për disa minuta , nuk ka rëndësi se ku jam, për mua e rëndësishme është të zgjedh atletet të nisi ditën. Këtë rutinë e ndjek për shumë vite me radhë.

Mëngjesi: Aktorja e etiketon mëngjesin e saj si mëngjes kampionësh. Ajo thotë se çdo mëngjes ha një tas me oriz pufes, boronica, qumësht dhe bajame. "Unë e filloj ditën me një filxhan çaji matcha dhe pastaj shkoj në kafe", thotë aktorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë