Shendet

Ç’do të bënim pa bakteret e zorrëve? Imagjinoni, janë të rëndësishme edhe për trurin

Sipas studimeve të hershme bakteret e zorrëve luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Por së fundmi është vëzhguar se disa nga këto baktere, ndikojnë në sëmundjen e neuroneve motorikë. Ato janë të afta të ndryshojnë ritmin e sëmundjes. Ekipi i Institutit Weizmann (një universitet publik hulumtues në Rehovot, Izrael, i themeluar në vitin 1934), thotë një mikrobiom i identifikuar së fundmi, është i rëndësishëm edhe për gjenden e autizmit dhe sëmundjen e Parkinstonit. Hulumtimi është në një fazë shumë të hershme, por ekipi shpreson se kjo do të bëjë që të ndryshojë trajtimi për sëmundjen.
Çfarë është sëmundja e neuroneve motorike?
Është një grup sëmundjesh që ndalojnë mesazhet të shkojnë në tru, nga palca kurrizore deri tek muskujt, duke bërë që ato të mos funksionojnë e kështu të humbasin çdo aftësi vepruese në jetë. Forma më e zakonshme e sëmundjes është skleroza laterale amyotrophic (ALS) dhe jetëgjatësia e personave të sëmurë është dy deri në pesë vjet, mbas fillimit të simptomave. Edhe pse fizikanti Stephen Haëking jetoi për më shumë se gjysmë shekulli me një formë të rrallë të kësaj sëmundjes.

A është mikrobiomi i ri një zgjidhje?
Në eksperimentet e detajuara në revistën “Natyre”, u përdorën minj të programuar gjenetikisht, duke i’u injektuar mikrobiomi.
“Ne kemi mbetur të habitur,” tha studiuesi Eran Elinav, i cili mund të shihte ndryshimin në muskujt e minjve dhe indet e trurit.
Një ndër bakteret e quajtur “Akkermansia muciniphila”, u vërejt që ngadalësoi ritmin e sëmundjes.
“Ne ende nuk mund të kuptojmë se e kemi ndaluar, shëruar apo ndryshuar sëmundjen,” tha Elinav.
Por si mund të ndikojnë bakteret e zorrëve në tru?
“Bakteret janë në zorrë, por sëmundjet ku mund të ndikojnë, shfaqen shumë larg zorrëve. Sekretimi i këtyre molekulave nga qelizat mund të depërtojë në gjak de më pas në organe të ndryshme,” tha Elinav.
Hulumtuesit këtë herë identifikuan një substancë kimike të quajtur nikotinamid, që prodhohet nga bakteria Akkermansia muciniphila, e cila kur u injektua në minj të sëmurë gjithashtu përmirësoi gjendjen e tyre. Mendohet se kimikati, trajton minimizimin e stresit oksidativ (është një formë “ stresi kimik “ qe i detyrohet një çekuilibri midis prodhimit dhe eliminimit të një numri të agjentëve oksiduese në trup) dhe ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të neuroneve për më shumë kohë.
“Gjetjet paraqesin një perspektivë shumë emocionuese, për të kuptuar se si substanca e mikrobeve dhe funksioni i tyre, ndikojnë në procese jo domosdoshmërish ku jetojnë mikrobet,” tha Elinav.

A do të funksionojë tek njerëzit?
Sipas ekspertëve, me njerëzit ka shumë punë. Tridhjetë e shtatë pacient që jetojnë me këtë sëmundje e kishin mikrobiomin në gjakun e tyre, e ndërsa disa të tjerë e kishin në palcën kurrizore, ndërkohë që shumë njerëz të shëndetshëm nuk e kanë këtë mikrobim që tashmë cilësohet i rëndësishëm. Megjithatë, ata mendojnë se ky është kufiri i hulumtimit për momentin tek njerëzit dhe gjykimet e mëtejshme duhet të planifikohen.
“Nuk mund të interpretojmë më shumë këto gjetje dhe as nuk mund të themi se kemi gjetur një trajtim të ri. Shpresa jonë është që hulumtimet të shkojnë më tej, për të realizuar një medikament që do të ndryshojë ritmin e zhvillimit të sëmundjes,” tha Elinav.
Ai shtoi se kjo sëmundje është e pashërueshme, shkatërruese, por të bësh diçka për të ngadalësuar ritmin e sëmundjes neuroneve motorike është një hap i rëndësishëm, për një sëmundje që kurrë nuk është gjetur një kurë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë