Lojëra me Dore

Çdo gjë në baraspeshë, Uorriërs i kundërpërgjigjet Torontos

Është luajtur edhe ndeshja e dytë e finaleve të play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Pas humbjes në sfidën e parë, kampionët në fuqi të Golden Stejt Uorriërs janë kundërpërgjigjur, duke fituar në shifrat 104-109 me Toronton. Me këtë triumf shkon në baraspeshë totale bilanci i këtyre përballjeve finale 1-1.

Më i miri në parket për kampionët në fuqi ishin të zakonshmit Stefën Kerri dhe Tomson, që shënuan nga 2 dhe 25 pikë, por ishin shumë të rëndësishëm edhe në fazën defensive. Performanca e të dyve e bën të pavlefshme formën e shkëlqyer të Leonard për Toronton, që i vetëm nuk e shpëtoi ekipin e tij nga humbja.

Kjo fitore në ndeshjen e dytë për Golden Stejt është shumë e rëndësishme, pasi ia doli që të marrë një fitore në dy ndeshjet e para që i kishte në transfertë. Tashmë kampionët në fuqi do t’i luajnë dy ndeshjet e radhës në shtëpinë e tyre, ku kanë mundësinë t’i hipotekojnë këto finale. Gjithsesi për Golden Stejt edhe nëse arrin të fitojë të dyja ndeshjet në shtëpi sërish do të rikthehet në Toronto për ndeshjen e pestë që mund të jetë decizive për fatin përfundimtar të finaleve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë