Politike

‘Çdo bub kur leh, do edhe të hajë’. Basha akuza të forta ‘Rithemelimit’: Aneks i qeverisë!

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka folur jashtë sallës së seancave plenare, ku ka akuzuar “Rithemelimin” në lidhje me vendimin për Olta Xhaçkën, duke thënë se ata janë aneks i qeverisë dhe se aktualisht jemi në krizë kushtetuese, ndërsa ngriti pyetjen se përse nuk e bllokojnë tani foltoren e kuvendit deputetët demokratë të grupimit të Berishës.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja e bllokojnë, kalojnë vendimet te rëndësishme pa opozita dhe pastaj bëhen bashkë për një amnisti që liron të korruptuarit dhe nuk liron protestuesit që u ngritën  kundër të korruptuarve.

PAKTI vazhdon. Duan t’i imponohen PD. PD ka marre vendime. Rama kërkon të përdorë këto pazarxhinj për t’i për një nder atyre dhe merr nderin tjetër në kthim që është qëndrimi gjoja i parakorduar i Olta Xhaçkës, është totalisht i rakorduar.

Do e çojnë papat në Kushtetuese, për çfarë kushtetuesja e dha vendimin. Parlament nuk e zbatoi, atëherë ngrihu dhe blloko foltoren”, tha fillimisht Basha.

Në lidhje me vendimin e 4 deputetëve që mbështesin Bashën për të mos firmosur padinë për ridërgimin në Kushtetuese padinë për mandatin e Xhaçkës, Basha tha se Kushtetuesja e dha vendimin dhe tanimë me vendimin e Parlamentit jemi në krizë dhe ridërgimi nuk zgjidh gjë.

“Bubat e Nikollës ju mashtrojnë ju dhe opinion publik. Çdo bub kur leh e ka me të keq, do edhe të hajë, lehjet e këtyre bubave e kanë pasur për të ngrënë. Me vendimin e Kushtetuese për Xhaçkën ne jemi në krizë. Këta nuk bëjnë asgjë, sepse e kanë ngrënë lugën e çorbës.

Këta janë ngritur për 5 muaj, për të mbrojtur interesat e veta kundër interesave të qytetarëve. Janë kthyer në një aneks për PS. Përveç kallëzimit për Nikollën, janë bllokimet e iniciativave tona. Ky parlament në sytë e shqiptarëve ka marrë fund, kështu që vëmendja jonë është tek shqiptarët”, shtoi më tej Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë