Ndërmarrjet Call Center me gjithë debatin rreth tyre për shfrytëzim të rinjsh, orë të tejzgjatura pune jashtë kontratës, etj, janë burim të ardhurash për shumë familje shqiptare.
Në vitin 2017, sipas INSTAT numëroheshin 967 ndërmarrje Call Center në të gjithë vendin.
Për shkak të ligjit italian që urdhëronte ndalimin e eksportit të vendeve të punës drejt vendeve që nuk ishin në BE, numri i call centerave është përgjysmuar dhe sektori ka pasur probleme.
Qyteti që ka numrin më të madh të ndërmarrjeve call center është Tirana me 716 të tillë, i pasuar nga Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani, Fieri.
Ajo që të bie në sy është mungesa e këtyre ndërmarrjeve në Korçë duke patur parasysh që Call Centerat kryesisht konsiderohen si punë për studentë dhe qyteti i Korçës është qytet që ka Universitet.
Sipas një studimi të kryer nga shoqata shqiptare “Together for Life”, rreth 42.6% e të punësuarëve janë me arsim të lartë. Aktualisht në tryezat e kompanive call center janë mbi 12 mijë njerëz me grada shkencore, profesionistë të fushave të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.