Gazeta Si – Një 32-vjeçare u plagos me thikë në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, pas një konflikti të dyshuar në banesë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se autori është bashkëshorti i saj, Xhoni Karaj, 40 vjeç, i cili, pas konfliktit për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës.
E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje