Mode

Burra që bënë histori me veshjen në Met Gala ndër vite

Tapeti i kuq i Met Gala është një vend ku të famshmit mund t’i tregojnë gjithë botës veshjen që kanë zgjedhur për evenimentin. Ndërsa atyre iu duhet të respektojnë temën specifike të vitit, të gjitha rregullat e modës duket ikur harrohen. Para shumë vitesh kjo nuk ndodhte pasi evenimenti ishte një mbrëmje gala tradicionale ku burrat i shihje të gjithë me kostum klasik.

Pavarësisht kësaj, kishte disa njerëz që rrezikonin që para shumë vitesh.

Në vitin 2001, Alan Cumming u shfaq me një fustan të kuq (tema atë vit ishte "Jacqueline Kennedy: Vitet e Shtëpisë së Bardhë"), duke mos treguar asnjë lidhje të vërtetë me temën. Më vonë në 2006, stilisti Alexander McQueen gjithashtu ‘goditi’ tapetin e kuq me një stil fustani të njëjtë, kombinuar me partneren e tij Jessica Parker, në dukje si një nderim për rrënjët e tij skoceze. Dhe kush mund ta harrojë kohën kur Marc Jacobs veshi një fustan dantelle nga Comme des Garçons mbi pantallona të shkurtra në vitin 2012?

"Unë thjesht nuk doja të vishja një kostum dhe të isha i mërzitshëm", tha më vonë Jacobs.

Në vitet 2010, pas një rritje të eksperimenteve në shfaqjet e modës për meshkuj, yjet meshkuj në Met Gala filluan të adoptojnë një frymë më të lirë. Siç tha Jacobs, "i mërzitshëm" nuk ishte më i pranueshëm. Kostumet dolën jashtë loje. Disa nga momentet më të mira në dekadën e fundit kanë qenë krejtësisht jashtë pritshmërive. Jaden Smith ishte shembulli më i madh i kësaj kur shkoi në Met Gala duke mbajtur flokët e tij... në dorë në 2017. Të tjerët me radhë filluan të angazhohen më shumë duke u përshtat totalit me temën. Shembull është pamja prej roboti nga Kanye West duke qenë tema e teknologjisë në 2016. Me Met Gala 2020 të shtyrë vitin e kaluar, meshkujve në Hollivud u është dhënë kohë shtesë për të menduar për pamjen e tyre në tapetin e kuq. Në pritje të ngjarjes madhore më 13 shtator, këtu keni 24 burrat që bënë historinë me veshjet në Met Gala.\Vogue\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë