Drejtësia

Burg për trafikantët e ikonave dhe pikturave 1.5 mln euro, avokati: ‘Show’ i policisë

Gazeta Si - Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy të arrestuarit, Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani, të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” ku u gjetën dhe sekuestruan piktura e ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Në seancën e zhvilluar këtë të premte, i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit, duke mohuar akuzat.

Gjyqtarja Miranda Nakaj, pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa e sigurisë “arrest në burg”.

Në përfundim të seancës, avokati Ermal Hamataj, që mbron interesat e Shpëtim Kalemit, ka pohuar se gjithka është një “show’ i nisur nga Drejtoria e Policisë Fier.

Sipas tij, janë arrestuar persona të paarsimuar, në kushte ekstreme të varfërisë, të cilët nuk e dinë vlerën e ikonave e jo më të merren me trafikimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë